Kryeministër, mbaje fjalën

Politika

Kryeministër, mbaje fjalën

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:50
Ramush Haradinaj dhe të vrarët politikë në Kosovë, foto ilustrim nga “Bota sot”

Këto ditë u përkujtua, me lot e dhimbje, 14 vjetori i ekzekutimit të paramenduar politik, i dy oficerëve të Kosharës, Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Familjet, bashkëluftëtarët, qytetarët që nuk pajtohen me krimin, nga Peja, Gjakova, Deçani, Klina, Istogu dhe gjetkë, bënë homazhe tek pllaka përkujtimore, në hyrje të objektit të Policisë në Pejë, një lokacion shumë domëthënës; ke vend-prehja e Sabahatës në Pobërxhë dhe në kompleksin memorial në Koshare, ku prehen edhe eshtrat e Isuf Haklaj.

Realisht, varrimi i Sabahatës duhej të ishte Kosharja, por, prindërit e moshuar, babë Dema dhe nënë shaha, donin ta kishin pranë, edhe të vdekur, vajzën e tyre, krejt të veçantë, Sabahatën. Andaj, u bë kjo ndarje, ky përjashtim. Por, më vonë, eshtrat e Sabahatës do të bartën në Koshare, tek shokët e saj të luftës.

Kohë lufte. Ushtrimorja ushtarake e Brigadës "Mërgimi", ishte kontraktuar nga nipërit e mi Hasan dhe Ismet Rexhaj, në lokacionin e ish-pikës ndërlidhëse ushtarake për Veriun e Shqipërisë, në Drojë të Mamurrasit, rrethi i Kurbinit. Kolonel Tahir Zemaj, një ushtarak me shumë veçantira, i shquar në strategji ushtarake dhe trimëri qytetare, u përzgjodh komandant i kësaj ushtrimoreje, nga Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi. Fitorja e Betejës të Loxhës, i kishte dhënë shumë shkëlqim e madhështi. Por, modestia proverbiale e Kolonel Zemaj, mbetej dominante në sjelljen e tij, me vartësit, kolegët dhe miqtë numerikë që kishte ai. 

Brigada "Mërgimi" ishte bërë e njohur për përgaditjen e ushtarëve dhe përcjelljen e tyre në frontin e luftës. Pranë kësaj qendre ushtrimore, fillmiht, ishte vendosur teknikja specialiste e aviacionit, tani, në cilësinë e shefes të Emërgjencës të Luftës, Sabahate Tolaj. Ajo erdhi me një fuoristradë, xhip, në Fabrikën e Miellit "Etniku", e cilat ishte bërë pikë-pritjeje dhe shpërndarëse e refugjatëve, ikanakëve të luftës nga Kosova. Kjo firmë pushoi aktivitetin e saj bisnesor dhe me 18 punëtorët që kishte, 4 (katër) kamionat e tonazhit të madh, mori përsipër edhe furnizimin e ushtrisë, në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit, me bazën materiale dhe armatimin, nën drejtimin e vëllezërve Hasan dhe Ismet Rexhaj, nga Cërca e Istogut. I pari, Hasan Rexhaj, absolvent në Universitetin e Tiranës, luftëtar i orëve të para në Koshare, tani, nuk është në jetë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat