“Zgjidhja e re për demarkacionin në duar të Mali të Zi”

Politika

“Zgjidhja e re për demarkacionin në duar të Mali të Zi”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Pika e demarkimit Kosove- Mali i Zi

Çështja e komplikuar e demarkacionit e cila është duke e mbajtur peng liberalizimin e vizave mund të zgjidhet muajin e ardhshëm.

Sipas raportimeve në media, kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic  muajin e ardhshëm do ta vizitojë Kosovën me  ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 20 deri 30 janar.

Analistët politikë  thonë se kjo vizitë e Kryeministrit malazez mund të ndikojë në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se tema e demarkacionit tentohet të mjegullohet nga zyrtarët e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, Mali i Zi deri më tani nuk ka dhënë sinjale për ndryshim qëndrimi dhe tashmë është në duart e tyre nëse do të propozojnë ndonjë zgjidhje me pak ndryshime.

“Kjo temë tentohet të mjegullohet nga zyrtarë të Kosovës se Mali i Zi do të pranojë rinegocim të demarkacionit, kjo është çështje e atyre të cilët e vlerësojnë në variante të ndryshme vizitat e zyrtarëve malazezë. Mirëpo, deri më tani Mali i Zi nuk ka dhënë sinjale për ndryshim qëndrimi, është në duart e Malit të Zi të propozojë eventualisht ndonjë zgjidhje më pak ndryshime me linjën e demarkacionit nëse veç ofron një lloj fleksibiliteti i Malit të Zi përmes kryeministrit të saj që pritet ta vizitojë Kosovën” ka pohuar Burjani.

Ai ka shtuar se vizita e Markovicit ndoshta mund të jetë transmetim i idesë për demarkacioni ose ndonjë propozim zgjidhje.

“Ndoshta ideja është të i bëhet e qartë drejtpërdrejt Prishtinës ose ndonjë zgjidhje që mund të propozohet, dihet se kjo temë nuk varet nga shqiptarët e Kosovës fare. Pa dashur të them sikur disa njerëz që menjëherë japin vlerësime të ndryshme, unë mendoj që duhet të jemi realist për një version të demarkacionit është mirë të pranohet, por kërkesat e Prishtinës janë rishikim sidomos i pjesës së sotëm të pozitës përjashtim bënë PDK-ja dhe LDK-ja nga opozita” ka theksuar Burjani.

Ndërsa, në anën tjetër Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat