“Peticioni për Specialen, i nxitur nga klani ‘Pronto’”

Politika

“Peticioni për Specialen, i nxitur nga klani ‘Pronto’”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
Nënshkrimi i peticionit

Analisti Faton Mehemti ka thënë për “Bota sot” se peticioni i nisur nga shoqatat e veteranëve të luftës së është nxitur nga klani "Pronto"  dhe se nuk mund të ketë ndryshime nga nënshkrimi e mbledhura.

Image
Faton Mehemti

“Peticioni për gjykatën speciale është i nxitur nga klani "Pronto" e të cilët janë të dyshuar kryesor për krime. Ky peticion është edhe i vonuar dhe si i tillë nuk mund të ndryshoj  asgjë, përveç se tregon frikën e disa personave të lidhur me ta”, ka deklaruar Mehmeti.

Gjithashtu, ai ka potencuar se  Gjykata Speciale nëse punën e saj në janar dhe se kjo tregon tronditjen që do i shkaktoj krahut të luftës.

“Andaj Gjykata Speciale në s`ka kthim, ajo në janar vetëm se fillon punën dhe pranvera do e gjej Kosovën me disa politikane të lartë prapa grilave. Kjo përpjekje e shoqatave të ish UÇK-se tregon më së mirë rëndësinë e kësaj Gjykatë, dhe tronditjen që do i shkaktoj krahut të luftës, sidomos PDK-së”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat