Ekonomistët flasin pas protestës së qytetarëve, kundër shtrenjtimit të rrymës

Politika

Ekonomistët flasin pas protestës së qytetarëve, kundër shtrenjtimit të rrymës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:59
Protesta e qytetareve kunder shtrenjtimit te rrymes elektrike

Me brohoritje “Anjë cent më shumë” mijëra qytetarë kanë protestuar sot para ndërtesës së KEDS-it për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Pas paralajmërimit të qeverisë për shtrenjtimin e rrymës elektrike, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur që përmes protestës t’i tregojnë pakënaqësinë e tyre.

Kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë qenë edhe organizatat të ndryshme jo qeveritare, ndërsa edhe ekspertët e ekonomisë nuk e quajnë të papranueshëm këtë paralajmërim qeveritar.

Eksperti i ekonomisë, Ilir Fetahu, ka thënë për “Bota sot” se është ngarkesë për qytetarët shtrenjtimi i rrymës elektrike.

Sipas tij, ky paralajmërim është i papranueshëm edhe sepse pagat në sektorin publik nuk janë rritur.

Image
Ilir Fetahu

“Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë mendoj se është i papranueshëm. Duke parë që edhe gjatë dimrit tarifa rritet edhe me këtë mundësi të shtrenjtimit atëherë është ngarkesë për qytetarin, për amvisërin, por edhe për bizneset. Rritja e paralajmëruar për 15 për qind janë ngatërresë për qytetarin. Është me të vërtetë ngarkesë edhe kur sidomos në sektorin  publik nuk ka rritje të pagave. Rregullatori që merret me rregullimin e faturave të jetë i kujdesshëm dhe të mos lejojë shtrenjtimin e rrymës më shumë”, ka pohuar Fetahu.

Sipas tij, Kosova duhet të ecë përpara me projekte tjera.

“Duhet të ecur përpara që Kosova është prodhues i madh i thëngjillit me të cilin edhe ka energji përmes saj dhe të ecet përpara me projekte si për shembull  si në rastin e Shipitullës në mënyrë që të mos kur duhet si për momentin që nuk kemi miniera apo gjëra tjera që varen drejtpërdrejt”, ka theksuar Fetahu.

Qytetarët kanë paralajmëruar edhe protesta tjera, ndërsa në anën tjetër, Qeveria nuk ka dalë me ndonjë përgjigje pas protestës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat