“Liderët frikacakë që fshihen pas emrit të Presidentit Rugova”

Politika

“Liderët frikacakë që fshihen pas emrit të Presidentit Rugova”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 janar 2018 Në ora: 17:09
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Ndonëse kryerësit e shtetit po përpiqen ti bëjnë “nderime”  Presidentit Rugova, megjithatë po të njëjtit me veprimet e tyre për shfuqizimin e Speciales janë në kundërshtim me frymën e Presidentit Rugova.

E meta e këtij “nderimi” qëndron në faktin se përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës, nuk po e nderojnë Rugovën sepse e duan, por sepse iu nevojitet pesha e tij publike e cila është një ortek që i ndjek ata nga mbrapa.

Duke folur rreth kësaj çështje analisti politike Rexhep Shahu ka thënë për “ Bota sot” se masakër entuziastë në emër të presidentit Rugova po behët gjithnjë në Kosovë.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, të gjithë drejtuesit e lartë po shtiren jo sepse e duan presidentin por nuk ia duan frymën, qëllimin, misionin për te cilin luftoi.

“Drejtues a liderë frikacakë që fshihen pas emrit të Presidentit Rugova e të Kosovës kundërshtojnë Gjykatën Speciale në emër të Kosovës sikur këta liderë janë thirrur që të flasin në emër të Kosovës dhe jo secili shqiptar flet vet. Rugova ishte trimi, më trimi i cili nuk u zmbraps kurrë e që u ballafaqua në mënyrën më epike të mundshme në Gjykatën  e Hagës me satrapin Milloshevic. Atëherë pse hezitojnë trimat tanë liderë që të përballen  në çfarëdo lloj Gjykate dhe pse thonë se “ ne e kemi dertin e Kosovës”, kur asgjë e keqe nuk e gjen Kosovën nëse liderët e saj lahen para drejtësisë”, ka thënë analisti politik Shahu.

Ai ka thënë se “miqtë e Kosovës” ata që veç e paskan “çliruar” vendin dhe kanë sjellë Pavarësinë e Kosovës nuk duhet të kenë frikë nga asgjë.

“Mos te fshihen si pas gishtit pas Rugovës e Kosovës sepse me të vërtetë ishte qesharake ajo se çfarë ndodhi ditë më parë në Prishtinë që nuk u kujtuan liderët e LDK –së që ta pastronin të paktën varrin e Rugovës. Por le ta dinë një gjë liderët tanë që nuk mashtrohet dot Kosova dhe as populli i saj nga mashtruesit që thirren për vota në emër të Rugovës”, ka thënë analisti politike Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat