Gjuajtja me armë nga Gashi: Në Kosovë nuk është në fuqi e drejta zakonore, por e drejta civile

Politika

Gjuajtja me armë nga Gashi: Në Kosovë nuk është në fuqi e drejta zakonore, por e drejta civile

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 janar 2018 Në ora: 15:00
Dardan Gashi

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca për gjuajtjen me armë nga ministri i diasporës, Dardan Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e tij dhe mocioni është hedhur në votim, por që pozita nuk ka votuar dhe votimi është shtyrë në vazhdimin e seancës pas pauzës.

Derisa po fliste në foltoren e Kuvendit, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se nuk mund ta shkarkojë aktualisht ministrin, derisa konfirmoi se Gashi dhe të tjerët janë intervistuar nga policia dhe janë konfiskuar dy revole me ajër.

Por, a duhet të votohet një mocion i tillë për shkarkimin e ministrit Dardan Gashi?

Image
Blerim Burjani

Duke folur për këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se ky rast është për drejtësinë por edhe për politikën, pasi është zyrtar i lartë i shtetit.

“Ky rast trajtohet në situata, e para është rast për organet e rendit dhe ligjit, policinë dhe prokurorinë dhe gjykatën, e dyta është rast politik dhe i përgjegjësisë si zyrtar i lartë. Tash e vërteta është se ai ka gjuajtur me armë në aheng përderisa është e vërtetë se me rastin po merret policia”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit në Kosovë është në fuqi e drejta civile dhe nuk mund të arsyetohet se puna e gjuajtjes me armë është traditë.

“Nga aspekti i përgjegjësisë politike si zyrtar i lartë i shtetit është çështje e kësaj qeverie dhe atyre se thonë se s’është asgjë kjo punë dhe është traditë. Në Kosovë nuk është në fuqi e drejta zakonore por e drejta civile. Për këtë s’ka arsyetim politik siç u tentua të bëhet nga koalicioni PAN, i cili duhet sa më parë të prishet dhe të ketë një qeveri të përgjegjshme e jo analfabetike dhe zakonore”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat