Thaçi në rolin e viktimës, po tutet se do të arrestohet

Politika

Thaçi në rolin e viktimës, po tutet se do të arrestohet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 shkurt 2018 Në ora: 18:42
Hashim Thaçi

I pari që i ra “ pishman” ishte Kadri Veseli, e pastaj edhe  presidenti i shtetit Hashim Thaçi dhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj janë zmbrapsur pothuajse në të njëjtën kohë nga qëndrimi që kishin kundër Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo nuk mund të shfuqizohet. Pas tentativat të dështuara për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, pasoi reagimi i SHBA dhe aleatëve te saj duke izoluar liderët politikë të Kosovës. Kjo si duket i bëri që të ndryshojnë mendjen. 

Edhe njëherë u tregua fytyra e vërtet hipokrite e këtyre që sot na qeverisin. Para pak ditësh Ramush Haradinaj deklaronte se “mund dhe duhet të shfuqizohet Gjykata Special”, ndërsa para dy ditësh deklaroi ndryshe “se ekzistimi i Gjykatës Speciale nuk do të vihet në pikëpyetje, sepse, sipas tij, ajo është krijuar me ndryshime kushtetuese dhe është votuar me shumicë parlamentare ”.

Në fakt, ideator i kësaj iniciative nuk ishin deputetët, siç deklaronte Thaçi, por ishte vetë ky i fundit i cili nxiti   disa deputetë që të inicionin ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo ndodhi pasi Thaçi e ndjeu rrezikon personal të tij. Sorollatja e tij nëpër korridoret e Samitit në Davos, sigurisht e bëri Thaçin që të reflektoj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat