Mehmeti tregon detajet pse u anulua vizita e Markoviçit në Kosovë, Veseli ishte kundër Limajt - Bota Sot
Mehmeti tregon detajet pse u anulua vizita e Markoviçit në Kosovë, Veseli ishte kundër Limajt

Politika

E martë, 16 tetor 2018

Mehmeti tregon detajet pse u anulua vizita e Markoviçit në Kosovë, Veseli ishte kundër Limajt

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 shkurt 2018 Në ora: 15:20
Dushko Markoviç

Paralajmërimi për vizitën e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviç në Republikën e Kosovës, i cila ishte planifikuar për sot, do të shtyhet për javën e ardhshme. Kështu njofton Qeveria e Malit të Zi. Sipas qeverisë malazeze, arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se aeroporti i Prishtinës u mbyll për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit.

Por një gjë të tillë nuk e mendon edhe analisti Faton Mehmeti i cili mendon se anulimi i vizitës se kryeministrit malazez në Kosovë ka te bëjë më anë të refuzimit të planit të Fatmir Limajt.

Image
Faton Mehmeti

“Anulimi i vizitës se Dushko Markovicit vjen si pasojë e refuzimit nga ana e qeverisë të propozimit të Fatmir Limajt. Ky i fundit, thuaje kishte arritur marrëveshje për demarkacion dhe Markoviq do vinte vetëm për te shtrënguar duart e kësaj marrëveshje. Mirëpo, në Darken e Pacollit ky propozim i Limajt u rrezua për çështje personale. Në veçanti Kadri Veseli ka qenë kundër që Limaj të del heroi i demarkacionit, duke dhënë votën kundër. Më të marr vesh ketë kryeministri i Malit te Zi, anuloi vizitën. Kjo tregon nivelin e ultë të kësaj klase politike, ku inatet personale mbi zotërojnë mbi interesin nacional”, ka thënë Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe Dushko Markoviq ishte planifikuar që të mbërrijë sot në mëngjes në Kosovë, teksa vendi ende nuk po arrin ta zgjidhë çështjen – tashmë të brendshme – të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test