Osmani: Krijimi i një rezidence luks për Thaçin

Politika

Osmani: Krijimi i një rezidence luks për Thaçin

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë adresimit në mbledhjen e qeverisë, për shënimin e një dekadë shtet, ka propozuar tri pika kryesore në të cilat duhet të punohet në vazhdimësi.

Në njërën nga këto pika thuhej se shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se krijimi i një rezidence ka qenë ide e presidentit Rugova.

Image
Naser Osmani

“Me rëndësi është ngritja e institucione kredibile dhe institucioneve që krijojnë kulturën shtetërore. Në kushtet më të mira ekonomike krijimi i një rezidence në fund të fundit ka qenë edhe ide prej presidentit Rugova dhe është ndarë parcela prej komunës së Prishtinës ,për me ndërtu një rezidencë presidenciale, dhe konsiderojë që është një kulturë shtetërore. Mirëpo koha kur kërkuar presidenti Rugova atëherë ka pasur një vizion për një Kosovë më të mirë dhe më kredibile, një Kosovë më përparimtare dhe të zhvillimit mirëpo në ditët e sotme kur kjo qeveri është totalisht e izoluar dhe po ngec konsiderojë se do të ishte një luks i madh për presidentin Thaçi”, ka thënë ai.

Osmani komentoi edhe darken në rezidencën e Behgjet Pacollit ku ishin pothuajse i gjithë kabineti qeveritar.

Lajmin e plotë,mund ta lexoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat