Ja çfarë tregon fotografia e darkës te Pacolli

Politika

Ja çfarë tregon fotografia e darkës te Pacolli

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Foto nga takimi

Fotoja e shumëpërfolur ditë më parë, ku shihen pushtetarët aktual në një “darkë tek shtëpia e  Pacollit” duhet të lexohet edhe ndryshe, përveçse me shaka, sarkazëm e akuza.

Kështu vlerëson publicisti Faton Abdullahu. Sipas tij, kjo foto tregon qartë se edhe përkundër të gjithave, pushtetarët aktual janë unik, pasi ata janë mbledhur në një tryezë dhe  marrin vendime unike, me të cilat po pajtohen të gjithë.

Image
Faton Abdullahu

Ai ka thënë për " Bota sot" se pavarësisht se ato vendime duhet të bëhen në institucione e jo në ‘oda’ dhe pavarësisht se vendimet e tyre atë natë, si edhe shumë netët të tjera, nuk do të qesin asgjë në dritë për Kosovën dhe qytetarët, ata vazhdojnë të jenë të papërqarë. Thënë ndryshe, pozita është larg më unike se opozita.

"Për këtë atrofi opozitariste, fajin më të madh e ka VV-ja e cila vazhdon të jetë në gjendje ‘nokdauni politik’ pa energji dhe kohë të mjaftueshme për tu marrë me kualitetin e jetës së qytetarit apo thënë ndryshe për ta mbrojtur Kosovën nga kjo Qeveri. Nisur nga ky këndvështrim, mocionin duhet menduar mirë dhe gjatë para se ai të aplikohet. Tani për tani gjasat janë të vogla për diçka ët tillë”, ka thënë publicisti Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat