Thaçi, Haradinaj, Veseli jashtë shtetit, Zorra flet për masat ndëshkimore që mund të merren ndaj tyre - Bota Sot
Thaçi, Haradinaj, Veseli jashtë shtetit, Zorra flet për masat ndëshkimore që mund të merren ndaj tyre

Politika

E martë, 13 nëntor 2018

Thaçi, Haradinaj, Veseli jashtë shtetit, Zorra flet për masat ndëshkimore që mund të merren ndaj tyre

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 shkurt 2018 Në ora: 21:48
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pritet t`i bashkohet edhe kryeministri Ramush Haradinajt të cilët do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po e zhvillon vizitën e tij në shtetin kroatë. Nga kjo del që të tre kanë shkelur protokollin shtetëror, por sipas ligjeve nuk parashihet që të ketë masa ndëshkimore ndaj tre udhëheqësve shtetëror.

Image
Lirim Zorra

Njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra ka thënë se ligji nuk  parasheh që duhet të ndërmerret ndonjë masë apo ndëshkim ndaj tre liderëve të cilët kanë udhëtuar jashtë shtetit.

“Në aspektin protokollare dhe të  sigurisë  shtetërore sigurisht  që nuk është mirë që tre liderët kryesore të jenë jashtë shtetit në të njëjtën kohë për shkak të ndonjë zhvillimi të papritur në fushën e sigurisë,  mirëpo dispozitat ligjore vetëm deklarojnë që paraprakisht duhet  koordinim me protokollin shtetërore mirëpo ligji nuk parasheh ndonjë masë ose ndëshkim për këto raste, kjo tregon edhe një herë mos koordinimin e tre institucioneve shtetërore për vizita jashtë shtetit, ku këto vizita më shumë janë për ti  treguare popullit që këta lider shkojnë në disa vende në botë dhe që dyert janë të hapure për ta”, ka shpjeguar Zorra.

Gjithashtu, ai ka shtuar se duhet që të bëhet përmirësimi i rregulloreve të protokollit që të behet ndalimi i vizitave të tre liderëve.

“Andaj  duhet  brenda ligjit për sigurinë shtetërore të parashihet që në të njëjtin moment  nuk mund të jenë tre liderë jashtë shtetit, po ashtu që dy liderë të mos jenë në të njëjtin avion për shkak të ndonjë rrëzimi andaj duhet përmirësim i rregulloreve të protokollit  dhe  ndalim dhe hierka të vizitave jashtë shtetit për këto tri institucione”, ka përfunduar Zorra për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test