Bashkëpunëtori i Rugovës: Thaçi do të ndihet i turpëruar nga e vërteta e Ibrahim Rugovës - Bota Sot
Bashkëpunëtori i Rugovës: Thaçi do të ndihet i turpëruar nga e vërteta e Ibrahim Rugovës

Politika

Bashkëpunëtori i Rugovës: Thaçi do të ndihet i turpëruar nga e vërteta e Ibrahim Rugovës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 21 shkurt 2018 Në ora: 15:45
Ibrahim Rugova

Në librin “Shteti i ri, burrështetasi modern” -një biografi të autorëve autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger, libër i porositur nga Hashim Thaçi, shkruajnë për Rugovën si Pijanec si serbët, frikacak, defetist, njeri që nuk mund të menaxhonte as kollën, e kishte edhe fyerje të tjera kundër Rugovës.

Këtu u shfaq edhe njëherë urrejtja e Thaçi ndaj presidentit historik, Ibrahim Rugovës, edhe pse Thaçi shkon nëpër homazhe tek varri i Rugovës dhe lëvdon jetën dhe veprën e tij.

Lidhur me këtë, ka folur për “Bota sot” analisti politik dhe ish-përfaqësuesi i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë, dhe bashkëpuntorë i Ibrahim Rugovës, Skënder Zogaj, i cili tha se libra të tillë me porosi, zakonisht shkruhen nëpër kuzhina të ndyta dhe nga autorë përfitues prandaj janë pamflete.

Image
Skënder Zogaj

“Librat që bëhen me porosi zakonisht shkruhen nëpër kuzhina të ndyta dhe nga autorë përfitues prandaj janë pamflete! Librat e këtillë janë të destinuar që të lindin të vdekur! Kështu ka ndodhur gjithmonë me librat e shpifur dhe, ne shqiptarët e dijmë më së miri se çfarë ka ndodhur fjala vjen, me dhjeta librat e porositura për Enver Hoxhën, Stalinin, Maon, Titon! Kujt i shkon mendja t’i lexoj?! Askujt! “, thotë Zogaj

Ai mendon se është shumë keq që Thaçi ka rënë në këtë pozitë dhe do të ndihet i turpëruar nga e vërteta për gjenialitetin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Sa i përket librit biografik për presidentin Thaçi nuk mund të them asgjë sepse nuk e kam lexuar, por nëse janë të vërteta ato që po fliten, më vjen shumë keq, që presidenti i vendit tim të lejojë veten të bie kaq poshtë, sepse, ka për t’u ndi i turpëruar nga e vërteta për gjenialitetin e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, që e kanë shprehur dhe vazhojnë ta theksojnë me pietet, personalitete më njohura e më mendjendritura të botës”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test