Përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje në kohët e fundit ndikoi shumë edhe në intensitetin e opozitës në Parlamentin e Kosovës.
Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht e kundërshtoi fuqishëm punët e Qeverisë Haradinaj, ishte Vetëvendosja ajo e cila ishte e nxënë dhe e heshtur në parlament, përderisa e kishin kapluar problemet e brendshme
Ndërsa së fundi në Kuvendin e Kosovës, ka pasur një bashkëpunim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, siç është rasti i fundit edhe me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga LDK-ja, e mbështetur edhe nga Vetëvendosje.
Mirëpo a është kjo sinjal që LDK dhe VV po shkojnë drejt krijimi të një blloku të përbashkët opozitar, flet deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi
“Nga fillimi i këtij mandati ne jemi përcaktuar për bashkëpunim opozitar në interes të vendit. LDK është konsistente se fuqia opozitare duhet të koordinohet, njëherit mendojmë se fuqia jonë e votës kërkon dakordim të temave të cilat e shkurtojnë mandatin e keq të kësaj qeverisje të çakorduar e shumë elemente korruptive”, ka përfunduar Rexhepi, përcjell “Bota sot”