Lista Serbe bllokadë e seancës për demarkacionin, kjo është zgjidhja

Politika

Lista Serbe bllokadë e seancës për demarkacionin, kjo është zgjidhja

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 mars 2018 Në ora: 13:42
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik Nexhat Haziri, ka komentuar për “Bota sot” zhvillimet aktuale për demarkacionin, duke thënë se me këtë qeveri aktuale, Lista Serbe çdo ditë e më shumë po e shton ndikimin e saj në institucionet e Kosovës.

“Pas kundërshtimit të Listës Serbe sa i përket votës së këtij subjekti politik për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në kuvendin e Kosovës, dhe kushtëzimin e kësaj vote me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka krijuar një paqartësi se kurë do të mbahet seance për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Me këtë veprim Lista Serbe po e forcojnë ndikimin e saj në institucionet e Kosovës”,-thotë Haziri.

Ai mendon se mënyra e vetme për t’iu shpëtuar kushtëzimeve të Listës Serbe, është që ky koalicion që është në pushtet, të dorëhiqet, në mënyrë që Kosovës të mos i shkaktojë dëme të tjera.

Image
Nexhat Haziri

“Koalicioni aktual i përbërë nga PDK, AAK dhe NISMA, nuk përfaqësojnë shumicën shqiptare, dhe jo vetëm tani por që nga formimi i qeverisë së Kosovës nga koalicioni PANA, në mungesë të një shumice, roli i Listës Serbe ka qenë dominant. Dhe po ashtu për ti siguruar votat e duhura, pra edhe të Listës Serbe, qeveria e Kosovës do të detyrohet të pranoj disa nga kushtet e listës serbe që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si i tillë ky koalicion, për t’i shpëtuar kushtëzimeve të përhershme nga lista serbe, e ka vetëm një zgjedhje, e ajo është të dorëhiqet, në mënyrë që Kosovës mos të i shkaktoj dëme të tjera siç I ka shkaktuar deri më tani”,-përfundoi Haziri për “Bota sot”.

Votimi i marrëveshjes së demarkacionit, dështoi tri herë radhazi, e kjo për shkak që i mungojnë votat qeverisjes aktuale, ku përveç Listës Serbe që nuk do ta votojë demarkacionin, këtë do ta bëjë edhe deputeti i PDK-së Nait Hasani, por edhe disa të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat