“Demarkacioni tani është bërë telenovelë” - Bota Sot
“Demarkacioni tani është bërë telenovelë”

Politika

“Demarkacioni tani është bërë telenovelë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 mars 2018 Në ora: 15:47
Demarkacioni

Përkundër që është paralajmëruar se seanca e demarkacionit do të mbahet gjatë kësaj jave, një gjë e tillë ende nuk është bërë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se janë në diskutim për datën  e mbajtjes së seancës e cila mund të mbahet këtë javë apo në fillim të javës tjetër.  Por thotë se ende nuk i kanë siguruar votat për demarkacionin, se po t’i siguronin ato,  do ta thërrisnin menjëherë seancën.

“Jemi në diskutim për datën. Pra për ditën e seancës  dhe në diskutime të brendshme, me u bashku votat, se janë dy të tretat.  Se nuk është një proces i lehtë. Besoj që jemi në ato përgatitjet finale. Mund të ndodh në fund të kësaj jave. Eventualisht në fillim të javës tjetër. Por nuk do të shtyhet më shumë...Jemi në komunikim dhe me Listën Serbe dhe me deputetët tjerë të partive politike shqiptare, me komunitetet por ende nuk është definitive 2/3. Për ata jemi duke punuar që t’i kemi 2/3. Sikur t’i kishim sot të garantuara 2/3, sot do ta thirrshim seancën. Por meqenëse ende si kemi 2/3, pra koalicioni qeverisës, partitë shqiptare, komitetet jo serbe e kanë dhënë votën. Lista serbe ende jo. Pastaj kemi LDK që është deklaruar pro. I ka dhe disa detaje që duhet me i pastru me ta. Shpresoj që do të kemi dhe deputet të tjerë shqiptar që do ta japin votën”, tha ai.

Mirëpo, analisti politik Jeton Kelmendi e quan telenovelë çështjen e demarkacionit, gjersa shton senuk pret ndonjë gjë prej Kryeministrit.

Image
Jeton Kelmendi

“Deklaratat e Kryeministrit janë të papërgjegjshme dhe nuk pritet diçka më shumë se sa këto bizaritetet që ndodhin në vazhdimësi, janë shkelje. Është një bizaritet që i ndodh këtij Kryeministri fanatik, prandaj nuk jam optimist dhe aq më tepër prej dikujt që i bënë të gjitha për të ardhur në pushtet. Demarkacioni tani është bërë telenovelë që po i mbulon gjërat tjera, siç është përjashtimi i Kosovës në AKA, kemi skandale të vazhdueshme të brendshme por edhe ato të jashtme, por të gjithë merren me demarkacionin, dështimet janë të njëpasnjëshme”, thekson Kelmendi.

Marrëveshja e demarkimit me Malin e Zi nuk ka gjetur pajtueshmërinë e disa deputetëve të Kosovës që nga nënshkrimi në vitin 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test