Qeveria e papjekur në aspektin ekonomik - Bota Sot
Qeveria e papjekur në aspektin ekonomik

Politika

Qeveria e papjekur në aspektin ekonomik

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 mars 2018 Në ora: 20:38
Qeveria Haradinaj

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka komentuar për “Bota sot” zhvillimet e fundit politike, e veçanërisht ato në aspektin ekonomik, ku para disa dite, qeveria aktuale kishte harxhuar rezervat e buxhetit të shtetit.

Kadriaj thotë se kjo qeveri po ndërmerr vendime ekonomike jo menaxheriale, ku çdo ditë e më shumë po hyn në një rrugë pa krye, ku kjo qeveri nuk po di t’i investoj parat e buxhetit që ato të kthehen në të hyra.

Image
Mustafë Kadriaj

 “Me kryeministrin aktual dhe veprimet e tij aspak jo menaxheriale dhe të pa planifikuara, Kosova çdo ditë e më shumë po hyn në një rrugë pa krye dhe tani më e rënda është që Kosova të hyj në një rriskë të madh që të prek edhe në rezerva sikurse ne si vend të ishim në rast lufte, por kjo keqqeverisje, Kosovën e ka sjell në këtë pikë të krizës financiare që nuk di të planifikon dhe investimet t’i kthen në të hyra, por vetëm të bënë pagesa. Jemi dëshmitar që prej marrjes së mandatit përveç gabimeve dhe sjelljeve flagrante, nuk mund të bëjnë asnjë veprim të mençur dhe me planifikim”- theksoi Kadriaj për “Bota sot”.

Ai thotë se nëse spektri politik ia donë të mirën sado pak Kosovës, atëherë duhet që kjo qeveri të bie, për arsye se edhe investitorët e huaj po e shohin si një vend jo atraktiv Kosovën.

“Me ardhjen e Kosovës në këtë pikë, po rrezikojmë si vend besimin te miqtë ndërkombëtarë si një vend me një krizë te paralajmëruar, që njëherit edhe investitorët e huaj nuk do e shihnin Kosovën si vend atraktiv dhe këta investitorë nuk do jenë të sigurt që të vazhdojnë aktivitetin e tyre biznesor. Mendoj që i gjithë spektri politike nëse janë parimor dhe ia duan të mirën Kosovës, kjo qeveri nuk duhet të zënë muaji, pra të bie kjo qeveri dhe muaji prill të jetë muaj i fushatës dhe në maj të kemi një qeveri të dinjitetshme, sepse edhe atë mundësi qe ia kanë dhen miqtë ndërkombëtarë që si kryeministër të i shtyjnë  disa procese me rendësi si demarkacioni, edhe këtu ka dështuar, pra të gjitha argumentet janë që ky kryeministër duhet të lëshoj karrigen, sepse ajo karrige ka vlerë më shumë sesa ambiciet dhe apetitet e kryeministrit aktual”,- përfundoi Kadriaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test