Avokati i njohur komenton arrestimin e Gjuriqit, spektakël i paramenduar

Politika

Avokati i njohur komenton arrestimin e Gjuriqit, spektakël i paramenduar

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 26 mars 2018 Në ora: 21:17
Tomë Gashi

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kaluar kufirin në veri të Kosovës dhe ka hyrë në sallën në veri të Mitrovicës, ku po mbahej debati lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Republika e Kosovës të cilët i kishin nisur pjesëtarët e Njësisë Specialë për ta arrestuar.

Në lidhje me këtë çështje, për avokatin Tomë Gashi, arrestimi i Marko Gjuriqit dhe zyrtarëve të tjerë të serbisë është më shumë spektakël medial. Krejt kjo ka ndodhë për ta larguar vëmendjen nga Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi që ndodhi javën e kaluar që sipas Gashit, Kosova ka humbur 8200 ha tokë dhe

‘’Arrestimi i Gjuriqit dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Serbisë është dashtë të ndodhë shumë më herët, sa herë që ata kanë ardhë në Republikën e Kosovës pa leje të autoriteteve të Kosovës. Por kjo nuk ka ndodhur as në raste kur ata , zyrtarët serb e kanë keqpërdorë lejen e tyre dhe kanë bërë politikë kundër shtetit të Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës.

Arrestimi i sotëm është mirë që ka ndodhë , por në të njëjtën kohë është një spektakël i madh i paramenduar që ta zbut mllefin e shqiptarëve për faljen e 8200 ha tokë me rastin e nënshkrimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë është për çështje praktike , që të tentohet të fitohet simpatia e popullit të Kosovës para arrestimeve nga gjykata Speciale që do të ndodh jo edhe aq larg kur e dimë që një pjesë e politikanëve aktual mund të jenë në shënjestër të gjykatës Speciale ky arrestim spektakolar i zyrtarit serb është spektakël i nivelit të lartë politik, për përfitime politike të zyrtarëve të lartë politik shqiptar të Kosovës.

Nëse janë dashtë forca të mëdha policore të përdoren gjatë arrestimit të Gjuriqit në Mitrovicën veriore , nuk duhen forca kaq të shumta policore në Prishtine me rastin e sjelljes së tij në qendrën e paraburgimit.

Kjo e vërteton spektaklin medial madje qëllimi dhe porosia është që shqiptarët ta harrojnë humbjen e 8200 ha tokë të Kosovës , por kjo nuk do të ndodhë.

Në anën tjetër kjo nuk e zbeh aspak aksionin e policisë së Kosovës sepse urdhrat kanë qenë të tilla. 

E gjithë kjo ka ndodhë vetëm për ta kthyer Gjuriqin në Serbi , pa e dënuar për asgjë, po sikur të ketë guxim një politikan shqiptar i Kosovës pa leje në Serbi a thu do ta kthenin menjëherë pas disa orësh në Republikën e Kosovës? , asnjëherë pa e mbajt në burg së paku për kalim ilegal të kufirit shtetëror. Ashtu siç janë dënuar me qindra shqiptar pas lufte përfshirë edhe zyrtar policor të Kosovës’’, -përfundon Gashi në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat