Deportimi i ‘gylenistëve’ dhe reagimi i “treshes”, Abazi tregon 2 aspektet serioze të rastit, kjo është kërkesa e tij

Politika

Deportimi i ‘gylenistëve’ dhe reagimi i “treshes”, Abazi tregon 2 aspektet serioze të rastit, kjo është kërkesa e tij

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 30 mars 2018 Në ora: 12:23
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli

Në Kosovë, se fundi ka ndodhur dy ngjarje të cilat kanë dëshmua mos koordinimin dhe mos përgjegjësinë e institucioneve shtetërore.

Ishte arrestimi i së Hënës i Marko Gjuriqit, për të cilin kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte në dijeni.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, 6 shtetas turq, me leje qëndrimi në Kosovë, të cilët u arrestuan dhe u depërtuan në Turqi brenda pak orësh.

Këta 6 persona Turqia i kërkonte si anëtarë të Lëvizjesh FETO, organizatë të cilën Turqia e quan terroriste.

Por, i çuditshëm ishte reagimi i krerëve të shtetit. Asnjëri nuk dha përgjegjësi, përkundrazi, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, Kryeparlamentari Veseli thanë se ishin të pa informuar për këto arrestime.

Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me analistin dhe njohësin e çështjeve politike, Haki Abazi.

Ai ka thënë se diktatura e instaluar me shumë vite ka filluar të sillet në mënyrë te çmendur dhe pa kontrolle.

Image
Haki Abazi

“Vetëm në javën e fundit  Kosova është kthyer në muzeun e befasive të turpit dhe keqpërdorimit të institucioneve dhe mekanizmave të shtetit nga një agjendë e prapaskenave mafioze. Diktatura e instaluar me shumë vite ka filluar të sillet në mënyrë te çmendur dhe pa kontrolle. Presedani i krijuar dje me kapjen ilegale të qytetareve turq me të drejtë legale të qëndrimit ne Kosovën është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, janë dy aspekte serioze për të cilat duhet te merremi në mënyrë shumë serioze.

“Në këtë ka dy aspekte kryesore që duhet merremi ne mënyrë serioze. E para është tentimi i krerëve të shtetit për t’i ikur përgjegjësisë duke thënë që nuk kanë qenë të njoftuar. Vetë fakti që nuk kanë qenë të njoftuar është papërgjegjësi sepse ata nuk mund të lejojnë situata poroze në sistem të menagjimit dhe kontrollit të shtetit kur gjera të këtilla ndodhin. Kjo është përgjegjësi direkte mbi ata që mbajnë funksione shtetërore, Kryeministri, me ministrat dhe shumësinë e zëvendës ministrave, presidenti me klanet e tij dhe kryeparlamentari. Aty ku janë këta bie pesha e përgjegjësisë ndërsa ata qe kane qenë të përfshirë direkt në këtë realizimi të këtij veprimi: Drejtori i policisë, drejtori i AKI, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Drejtësisë duhet te ndjeken penalisht nga kryeprokurori i shtetit. Ata duhet të arrestohen menjëherë për keqpërdorim të shtetit dhe shkelje të kushtetutës”.

“Aspekti tjetër ka të bëjë me interesat vitale të shtetit. Fakti që Aeroporti është i privatizuar nuk do të thotë që në atë aeroport mund të vijnë aeroplan të çfarëdo lloji për të marre njerëz nga vendi ynë. Këto fluturime të pa planifikuara dhe ilegale janë shkelje të integritetit dhe sovranitetit të vendit. Fakti që kompania që menaxhon aeroportin është po nga i njejti vend prej ku ka ardhur aeroplani për të marr njerëzit e kidnapuar është problem shumë serioz dhe duhet në mënyrë urgjente të verifikohen shkeljet ligjore që kanë ndodhur dhe aeroporti si i tillë duhet  merret nën menxhim dhe njerëzit përgjegjës për lejimin e këtij fluturimi për të hyrë dhe dalë nga Kosova duhet të merren në përgjegjësi”, është shprehur Abazi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se e gjithë kjo klasë politike duhet të shkojë sa me shpejtë, duke kërkuar që kryeprokurori të veprojë sa me shpejtë. “Nëse kryeprokurori nuk vepron, kapja e shtetit thellohet edhe me tutje dhe besimi qytetar në këto institucione me arsyeje do të bie edhe me tutje. Nuk do të befasohem nëse këto ngjarje do të kenë pasoja te rënda në liberalizimin e  vizave dhe proceset tjera integruese dhe gjithashtu do të shkaktojnë dëme të mëdha ne raportet me BE dhe SHBA. Kjo është arsyeja që kjo klasë politike duhet të shkojë nga skena politike,? dhe nëse kryeprokurori nuk vepron mbi të donte rendoje barra e mos veprimit dhe bashkëpunimit në skenarët e çmendur”, ka përfunduar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat