Kelmendi: Gjithçka skenar i presidentit, Lista Serbe produkt i Thaçit

Politika

Kelmendi: Gjithçka skenar i presidentit, Lista Serbe produkt i Thaçit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 prill 2018 Në ora: 15:37
Hashim Thaçi

Në kohën kur po diskutohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend dhe largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, analisti politik Jeton Kelmendi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kërkojë mandat për kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe komisionarëve sepse atyre veç është duke i kaluar mandati.

“Realisht Kosovës i duhen zgjedhjet më shumë se gjithçka tjetër, por kërkesa e LDK-së për zgjedhjeve është krejtësisht jo racionale sepse para se te kërkojnë zgjedhje LDK duhet të kërkojë mandat për kryetaren e Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe  komisionereve sepse atyre veq i është skaduar afati dhe pa mandat të tyre si mund të shkohet në zgjedhje” ka thënë Klemendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, duhet të kërkohet që të ketë mandat apo tu vazhdohet mandati nga Komisioni zgjedhor, të këtë buxhet pasi që komisioneret janë akoma të pa paguar, e pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Unë mendoj se ka qenë koalicioni i turpit ky koalicion qeverisës sepse ka qenë i varur nga Lista serbe dhe funksionaliteti i kësaj qeverie ka qenë në qefin e Aleksander Vuciq dhe 10 depueteve të vet. Largimi i Listës Serbe është një skenar i përgatitur nga Beogradi sepse presidenti Thaçi është ai i cili benë gjithçka për ta shpëtuar veten dhe Lista Serbe është krejtësisht produkt i Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuciqit”, ka thënë për “Bota sot” Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat