E konfirmuar: Isa Mustafa ndodhet në Kosovë

Politika

E konfirmuar: Isa Mustafa ndodhet në Kosovë

Nga: N.H Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:10
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas shumë muajve qëndrimi për t'u shëruar në Gjermani, tanimë ndodhet në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar lajmin për gazetën “Bota sot” se kryetari i LDK-së ndodhet në Kosovë.

"Bota sot" ka raportuar edhe ditë më parë se Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë në fundjavë, kjo tashmë edhe është konfirmuar.

Kujtojmë se për gazetën këtë lajm e kishte konfirmuar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, njëherit edhe bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të LDK-së.

Lexo KËTU lajmin e plotë të publikuar ditë më parë.

Ndërkohë, kujtojmë se në muajin janar, Isa Mustafa në fillim ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat