Flet zyrtari i PDK-së, tregon çka do të ndodhë në dy muajt e ardhshëm

Politika

Flet zyrtari i PDK-së, tregon çka do të ndodhë në dy muajt e ardhshëm

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 9 prill 2018 Në ora: 20:19
Koalcioni PANA

Ngjarjet e fundit që ndodhën në vend,  ‘’trazuan’’ qeverinë e koalicionit PANA. Si rrjedhojë e kësaj, nga disa deputet të LDK-së dhe të VV-së për gazetën ‘’Bota sot’’ kishin konfirmuar se parashihet që të ketë zgjedhje të reja parlamentare, e madje edhe janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Arben Gecaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, thekson se situata e tanishme sipas tij është komike.

Tutje, ai kritikon deputetët që thotë se disa prej tyre nuk e kanë mendjen fare tek përgjegjësitë që ju takojnë dhe janë në ato karrigë vetëm për interesat e tyre personale.

Image
Arben Gecaj

‘’Tani kemi një situatë pak sa komike. Një qeveri e pakicës dhe një opozitë që asesi të jetë e koordinuar. Nga kjo situatë nuk përfiton askush. Tani ose duhet të kemi nje koncensus të partive që deri në një moment të shkohet kështu me qeverinë e deritanishme dhe ndoshta t’i bashkangjiten qeverisë, ose të kemi një mocion e pastaj deputetet vendosin. Gjithsesi, Kosova ka nevojë për zgjedhje, në fakt dy deri tri vjet, deri sa të kemi deputet që qëllim kanë përgjegjësinë dhe ta kuptojnë mandatin se pse janë aty. Shumë deputet ende janë indiferent ndaj situatave, një pjesë orientohet nga interesat puro personale, dhe kjo nuk përjashton asnjërën parti. Një pjesë mbajnë ligjërata dhe mendojnë se populli është një nxënës i keq dhe tërë kohën vetëm qortojnë., Pra, kemi pak „deputet“ në mesin e deputetëve’’, përfundon gecaj për gazetën ‘’Bota sot’’.

“Se a duhet të shkojmë në zgjedhje, mendoj që atë moment që qeveria nuk mund të shtyej qëllimet e saja, dhe nuk iu gjen problemeve zgjidhje, duhet të kemi zgjedhje. Në rastin tonë, besoj se dy muajt e ardhshëm janë kritik, asociacioni, liberalizimi, ushtria duhet të kalojnë shumë shpejt, pra mesi i vitit”, përfundon Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat