Arrestimi i Gjuriqit, Qeveria deklarohet për aktakuzat nga Serbia për zyrtarët e Kosovës

Politika

Arrestimi i Gjuriqit, Qeveria deklarohet për aktakuzat nga Serbia për zyrtarët e Kosovës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 30 prill 2018 Në ora: 18:13
Qeveria e Kosovës

Aktakuzë për zyrtarët e Kosovës për arrestimin e drejtorit së të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në Kosovë, për shkak të hyrjes pa leje në territorin e Kosovës.

Ky është paralajmërimi që bëri ditë më parë ministri serb i Punëve të Jashtme Nebojsha Stefanoviq, sipas të cilit organet kompetente të Serbisë po ndërmarrin masa dhe veprime që do të duhej të shpinin në ngritje të aktakuzës kundër ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve për arrestimin e Gjuriq.

“Tashmë ekziston një drejtim i mirë në kuptimin se ne i kemi personat që kanë marrë pjesë në veprimet e ndryshme në këtë akt dhe që kundër atyre personave të ngrihet aktakuzë, ndërsa po priten rrethanat që ata ë jenë të qasshëm tek organet tona dhe që t’i dorëzohen organeve tona të drejtësisë“, ka thënë Stafanoviq.

E sipas mediave serbe, zyrtarët ndaj të cilëve do të ngritet aktakuza janë ish shefi i AKI-së, Driton Gashi, ish ministri i punëve të brendshme të Kosovës Flamur Sefaj dhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli.

Lidhur me këtë, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, nga Qeveria kanë thënë se zyrtarët e Kosovës iu përgjigjen vetëm eprorëve të tyre dhe ligjeve të Kosovës.

“Zyrtarët e Republikës së Kosovës iu përgjigjen vetëm eprorëve të tyre dhe ligjeve të Kosovës dhe asnjë mekanizmi të ndonjë shtetit tjetër”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat