Vetëvendosje nuk merr pjesë në tryezën e PDK-së, këto janë arsyet

Politika

Vetëvendosje nuk merr pjesë në tryezën e PDK-së, këto janë arsyet

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 7 maj 2018 Në ora: 18:35
Lëvizjes Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se në tryezën e radhës që do të organizohet nga PDK-ja, ata nuk do të marrin pjesë.

Nagavci ka theksuar se qëndrimet e tyre lidhur me çështjet që pritet të diskutohen dihen, andaj edhe nuk kanë çfarë të marrin pjesë.

“Ne ende nuk kemi diskutuar saktësisht nëse do të marrim pjese, por qëndrimet tona lidhur me çështjet te cilat pritet të diskutohen tashme dihen, andaj edhe jam e sigurte që ne nuk do të marrim pjesë”, ka thënë ajo.

Tutje Ngavaci, shtoi se këto tryeza nuk po duket se do te kenë efekt

“Nuk besoj qe mund te kenë efekt, dhe qëndrimet tona tanimë dihet nuk presim asgjë nga këto tryeza, unë besoj qe LVV- nuk merr pjese”, ka përfunduar Nagavci

Tryeza e ftuar nga PDK-ja do të mbahet gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat