Flasin nga Vetëvendosja për organizimin e tryezës, kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjnë - Bota Sot
Flasin nga Vetëvendosja për organizimin e tryezës, kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjnë

Politika

E shtunë, 20 tetor 2018

Flasin nga Vetëvendosja për organizimin e tryezës, kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjnë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 maj 2018 Në ora: 16:10
Lëvizjes Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta organizojë tryezën e radhës.

Nagavci ka theksuar se në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje do ta organizojë tryezën e radhës atëherë, pikë kryesore do të jetë caktimi i zgjedhjeve të reja, atyre të jashtëzakonshme.

“Dje ne mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje kemi diskutuar edhe sa I përket organizmit të tryezës se radhës, dhe të jem e sinqerte vendimet kanë qenë të ndryshme, ka pas prej atyre që kanë thënë se duhet organizuar tryeza dhe disa prej tyre kundër, por si do që të jetë Lëvizja Vetëvendosje së shpejti do ta marr një qëndrim nëse do te organizohet tryeza e radhës”, ka thënë Nagavci

“Ne rast se organizohet tryeza e radhës atëherë patjetër që pika kryesore do të jetë diskutimi për zgjidhje te reja dhe çfarëdo përfundimi do të bëhet i qartë për publikun”, ka përfunduar Arbërie Nagavci.

Vlen të theksohet se nismën për organizmin e tryeza ndërpartiake e kishte filluar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e organizoi edhe tryezën e parë, duke vazhduar me tryezën e dytë nga PDK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test