Gjergj Dedaj ka një kërkesë urgjente për BE-në - Bota Sot
Gjergj Dedaj ka një kërkesë urgjente për BE-në

Politika

E enjte, 18 tetor 2018

Gjergj Dedaj ka një kërkesë urgjente për BE-në

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 maj 2018 Në ora: 11:01
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka thënë për “Bota sot”, se tashmë dihet se çështja e regjimit të vizave është një sanksion politik për Kosovën dhe se  vendi  i ka plotësuar  kushtet për lëvizje të lirë para disa vendeve fqinjë që tashme i kanë vizat.

“Çështja e regjimit të vizave tanimë është e qartë se është një sanksion politik për Kosovën nga Bashkimi Europian. Kosova që nga ndërhyrja e NATO -s, prezenca e KFOR-it dhe përdorimi i valutës Euro i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë. Madje edhe para vendeve fqinje të cilat ka disa vite që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në BE. Vizat pra janë një absurd në vetë për efekte politike dhe kompromise eventuale në relacion me Serbinë ndaj lidershpit kosovare”, ka thënë Dedaj për “Bota sot” .

Për më tepër, ai ka shtuar se udhëheqësit politikë duhet që t[i kryejnë detyrat që të forcojnë sundimin e ligjit, duke u distancuar nga përzierja e religjionit në çështjet shtetërorë dhe agjendën nacionale të vendit.

“Liderët politik të Kosovës duhet ti kryejnë detyrat e shtëpisë për të forcuar sundimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës së Kosovës si shtet laik dhe sekulare, duke u distancuar nga përzierja e religjionit në çështjet shtetërorë dhe agjendën nacionale të Republikës së Kosovës. Partneriteti me SHBA dhe BE lehtëson perspektiven euroatlantike dhe integrimin në NATO dhe pse jo edhe liberalizimin e vizave”, ka deklaruar zëvendësministri .

Me tutje, Dedaj  thekson se Kosova si vend i ri ndonjë herë tregon luhatje dhe lajthitje në rrugëtimin euroatlantik, por shpreson që  Kosova që të merr liberalizmin e vizave nga Bashkim Europian, pasi që rinia e Kosovës .

“Imazhi euroatlantik i Kosovës është krucial për agjendën europiane dhe liberalizimin e vizave sepse Kosova si një shtet i ri dhe pa një përvoje të gjatë, edhe nga shkalla e larte e papunësisë dhe varfërisë ndonjëherë tregon luhatje dhe lajthitje në rrugëtimin euriatlantik dhe BE na monitorin më shumë kujdes para se të merr vendimet e saja rreth Kosovës. Shpresoj se BE urgjentisht duhet të liberalizoj vizat që rinia e Kosovës mos të merr rrugë tjera të rrezikshme, të dëmshme dhe të gabuara por të ecën drejtë BE dhe integrimeve euroatlantike”, ka përfunduar Dedaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test