Hashimi akuzon Ramushin, për eliminimin fizik të dëshmitarëve

Politika

Hashimi akuzon Ramushin, për eliminimin fizik të dëshmitarëve

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 26 maj 2018 Në ora: 09:19
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Ramush Haradinaj, për amortizimin, me fund, të dëshmive, ka aktivizuar bandat, për eliminimin fizik të dëshmitarëve. Këtë aludon Hashimi për Ramushin. Ndërkohë që vet ndihet më komod, sepse dëshmitarët e tij ende frymojnë mbi dhe, duke siguruar heshtjen e tyre. Prej vitësh në gazeta e portale, janë shfaqur fotografi e fakte të Ramushit, me banditër të vrarë, të dënuar, në arrati dhe të lirë, në funksione të ndryshme.

1) Jeton Lleshi, i dënuar së fundi, nga një gjykatë helvetike, me 10 vjet burg, i cili, me bombën e tij "dhuratë", donte plojën mbi stafin botues të kombëtarës "Bota Sot";

2) Banda e atentatorëve të hetuesëve specialë, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj, janë badiguardë të Ramushit. Dhe, po kjo bandë, e kursyer nga drejtësia, qëllimshëm, për të vazhduar me krime tjera serike, kidnapon pronarin e kopleksit biznesor, "NORA", Azem Morinën e Gllarevës, të Klinës, për të zhvatur haraçin prej 3 milion euro;

3) Rasti i përgjakshëm i Sali Kastratit, është tragjikë me vete, një akuzë shumë faktike, që turpëron Kosovën, për krerët kriminelë shtetërorë e qeveritarë, të cilët, mjerisht, sundojnë Kosovën me bandat e tyre vrastare.

Lexo edhe këtë: Mohimi dhe lajkatimi i Hashimit për amortizimin e dëshmitarëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat