“Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë”

Politika

“Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 qershor 2018 Në ora: 22:08
Hashim Thaçi

Hashim Thaçit si udhëheqës i fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike.

Se nuk është njeriu më i duhur Thaçi për dialogun me Serbinë, në këtë linjë qëndron edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se presidenti Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun final me Serbinë.

Image
Faik Krasniqi

“Hashim Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, sepse kemi të bëjmë me fatin e shtetit të Kosovës. Deklaratat e tij dhe të këshilltarit të tij të lartë politik, se do të bëjnë kompromise me Serbinë, është matje pulsi për ta përgatitur opinionin se do të ketë kompromise të dhimbshme në dëm të sovranitetit dhe qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Krasniqi

Tutje, analisti politik thotë se Kosova ka bërë mjaft kompromise në dëm të interesave të shtetit të Kosovës dhe nuk ka nevojë të bëjë më kompromise me Serbinë.

“Kosova ka bërë mjaft kompromise në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, dhe nuk ka nevojë të bëjë më kompromise me Serbinë. Por, nesër mbetet të shihet se votën e cilës parti do ta merr për t'i udhëhequr bisedimet. Nëse nesër merr besimin e deputetëve që udhëheqja e dialogut me Serbinë t'i besohet atij, atëherë përfundimisht do dëshmohet që shumica e partive në Kosovë janë patericë e tij”, përfundoi njohësi i heshtjeve politike, Faik Krasniqi, për “Bota sot”.

Kujtojmë se nesër pritet që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet platforma, në të cilën do të vendoset se kah do të shkojë dialogu me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat