A përbën rrezik për Kosovën vizita e Jevtiçit në SHBA? - Bota Sot
A përbën rrezik për Kosovën vizita e Jevtiçit në SHBA?

Politika

E enjte, 18 tetor 2018

A përbën rrezik për Kosovën vizita e Jevtiçit në SHBA?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 qershor 2018 Në ora: 12:22
Deputetët e Listës Serbe

“SHBA, përmes rrugëve zyrtare dhe përmes prezencës së vet në Kosovë janë të njoftuara detajisht për gjendjen në vend dhe për marrëdhëniet ende të pakonsoliduara me komunitetet, sidomos me atë serb”.

Kështu thotë publicisti Fadil Lepaja “Bota sot”, pas vizitës së nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington.

Jevtic ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është për të njoftuar amerikanët “për incidente e fundit që kanë ndodhur në krahinën jugore serbe”.

Edhe pse ai është zëvendëskryeministër i shtetit të Kosovës, të cilin ai e quan krahinë jugore të Serbisë.

Image
Publicisti Fadil Lepaja

Sipas tij, muajin e kaluar kanë ndodhur rreth 20 incidente ndaj serbëve lokal.

Por, publicisti Lepaja thotë se pa marrë parasysh shifrës së Jevticit për incidentet në vend, kjo vizitë e tyre në SHBA nuk paraqet rrezik për Kosovën.

“Shkuarja e delegacionit të serbëve në Uashington nuk paraqet asnjë hap të keq as të rrezikshëm për Kosovën, sepse SHBA kanë qenë dhe mbeten miku i përkushtuar i Kosovës dhe se me këtë vizitë nuk shoh asgjë të keqe, përkundrazi është një mundësi e mirë për Kosovën”, deklaron ai.

Ai shtoi se kjo vizitë rritë shpresat për orientimin e serbëve kah Uashingtoni dhe se Rusia nuk është shpresa e tyre e vetme.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të kryeministrisë për të marr një qëndrim lidhur me vizitën e delegacionit serb në Washingtoni, por ende nuk janë përgjigjur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test