“Thaçi tradhton në momente të caktuara”, Abazi tregon arsyet

Politika

“Thaçi tradhton në momente të caktuara”, Abazi tregon arsyet

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 27 qershor 2018 Në ora: 17:26
Haki Abazi dhe Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për “Bota sot” se angazhimi i Thaçit është jo institucional dhe degradues sa i përket fazën finale në dialogun me Serbinë.

Abazi ka shtuar se Thaçi tradhton në momente të caktuara kur vije në pyetje interesi i tij personal dhe njerëzve rreth tij.

“Shkuarja e Thaçit në Bruksel të dielën pa mandatin e parlamentit të Kosovës është papërgjegjësi dhe manipulim. Kjo nuk duhet të na befasojë sepse i gjithë angazhimi i Thaçit është joinstitucional dhe degradues por tani në këtë moment një gjë është fundamentalisht ndryshe. E para është që ai nuk e kontrollon as edhe partinë e tij e cila tani është më e vogël se kurrë dhe rrezikon të shpërbehet plotësisht meqë e kanë kuptuar se njerëzit në PDK janë për të larë fajet dhe dënimet e Thaçit”, ka thënë ai.

“E dyta besoj të gjithë e kanë kuptuar se Thaçi tradhton në momente të caktuara kur vije në pyetje interesi i tij personal dhe njerëzve rreth tij. Nuk ka më dyshim se kjo gjë është e qartë dhe qëndrimi i LDK tani është vërtet insitucionalist dhe në mbrojtje të kushtetutes dhe interesit kombëtarë. VV edhe ashtu ka qenë që nga fillimi kundër Thaçit si negociator dhe e ka bërë të qartë që nuk do ta pranojë. Por çka është me e rëndësishmja është se Thaçi i Kosovës sot është Gruevski në Maqedoni, dje nuk është Zoran Zaev. Ketë gjë duhet kuptuar Znj. Mogehrini dhe gjithë zyrtarët e BE. Ky moment i dialogut me Thaçin prezent është vetëm edhe një thellim i problemit dhe një manipulim siç thoshte vetë Thaçit se ai luan K...me ndërkombëtarët. E vërteta është se nuk do të mund të luaj me sepse ka një opozitë të fuqishme kundrejt tij”, ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat