Dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë edhe për 5 vite, Burjani tregon arsyet - Bota Sot
Dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë edhe për 5 vite, Burjani tregon arsyet

Politika

Dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë edhe për 5 vite, Burjani tregon arsyet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 korrik 2018 Në ora: 14:33
Vuciq- Mogherini- Thaci

Faza finale e dialogut me Serbinë tashmë ka filluar, ndërkaq opozita vazhdon ta quaj jo legjitim dhe të papranueshëm këtë proces.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar dje në një intervistë për medie se procesi është jolegjitim dhe përfundimin e tij të papranueshëm.

“Ky proces është jolegjitim dhe përfundimi i tij do të jetë i papranueshem. Thaçi nuk ka mandat të merret vesh me askend për Kosovën, sepse Kosova është republikë dhe mandatet i jep parlamenti.

Nuk do ta lejojmë atë ta shesë e ta poshtërojë Kosovën në një dialog i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë pa parime, pa strategji, pa synime transparente dhe me plot rrena e padrejtësi”, ka deklaruar Kurti.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka treguar temat që do të duhej të diskutoheshin në fazën finale të dialogut.

Image
Blerim Burjani

Ai ka shtuar se është i nevojshëm bashkëpunimi i gjykatësve të Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja teknike e kufirit me Serbinë, çështja e asociacionit, çështja e fondit pensional, sukcesioni, do të duhej biseduar për dëmet ekonomike bërë Kosovës gjatë luftës dhe bashkëpunimi i gjykatësve të Kosovës dhe Serbisë për krime lufte”, ka deklaruar Burjani.

Presidenti Hashim Thaçi, para disa javëve ka zhvilluar takim me homologun serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të shefjes  së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherin.

Mogherini e kishte konsideruar takimin në mënyrë inkurajuese, shumë të vështirë, por inkurajues, ndërkaq Presidenti i vendit është optimist për një marrëveshje të përbashkët, në këtë marrëveshje nënkupton edhe ndryshim të kushtetutës dhe jo vija të kuqe me Serbinë.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka pohuar se nëse do të ketë zgjerim në dialog, hyrje më të thellë në tema, atëherë ai dialog nuk do të përfundojë as në 5 vitet e ardhshme.

“Sipas mendimit tim nuk do të ketë  dialog që deri në fund do të zgjidhë dilemat. Kosova dhe Serbia, por do të një ketë zgjidhje të përafërt përfundimtare, po në qoftë se do të ketë hyrje të thellë në dialog, ai dialog nuk mund të përfundojë as në 5 vitet e ardhshme”, ka përfunduar Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test