Eksperti i sigurisë flet për armatosjen e FSK-së nga SHBA, ky është sinjali për transformimin në ushtri - Bota Sot
Eksperti i sigurisë flet për armatosjen e FSK-së nga SHBA, ky është sinjali për transformimin në ushtri

Politika

E hënë, 15 tetor 2018

Eksperti i sigurisë flet për armatosjen e FSK-së nga SHBA, ky është sinjali për transformimin në ushtri

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 korrik 2018 Në ora: 22:23
High Mobility Multipurpose wheeled Vehicle ose shkurt HMMWV

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka shpjeguar për “Bota sot” se për çfarë përdoren automjetet multifunksionale ushtarake  të cilat do të përdorën nga FSK-ja

Image
Fadil Kajtazi

“High Mobility Multipurpose wheeled Vehicle ose shkurt HMMWV është platforme lëvizëse, apo automjet taktik luftarak i cili është nder me të  manovrueshemit nga kjo kategori, i blinduar për të përballuar predhat e armatimit te lehet të këmbësorisë dhe me mundësi të armatosjes me më mitraloz në kalibrin 12.7 mm, granatahedhës automatik 40 mm, raketa të dirigjuara kundërblinduese TOW dhe sistemin me të sofistikuar Javelin, raketa toke-ajër Raytheon etj. Pra është një automjet shumë dimensional të cilin e kanë për lakmi shumë ushtri të botës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka theksuar se ky është një sinjal se SHBA do ta çojë përpara transformimin e FSK në Ushtri, për kundër që ka tentime të përdorët nga politikanët për qëllime të ulëta politike.

“ Kjo dhuratë për FSK do të thotë shumë nga se është një sinjal se SHBA do ta qoi përpara transformimin e FSK në Ushtri të Republikës së Kosovës në mënyrë të natyrshme, por pa ju përshtatur agjendave të politikanëve të papërgjegjshëm kosovar të cilët këtë çështje po tentojnë ta përdorin për qëllime të ulëta politike. Ajo që është e dukshme nga ky donacion, me sa pash unë, është fakti se versioni i sjellur i këtyre automjeteve është modeli i cili ka kupolën në të cilën vendoset armatimi i përmendur me lart gjë që nënkupton se këto automjete nuk janë për përdorim civil”, ka përfunduar Kajtazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test