“Thaçi ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Serbinë”

Politika

“Thaçi ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Serbinë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 korrik 2018 Në ora: 11:26
Hashim Thaçi

Analisti politik, Ali Hertica, ka thënë për “Bota sot” se Kuvendi i Kosovës është karakterizuar me planifikim të dobët të punës dhe se pikat që përcaktohen për tu diskutuar në seanca plenare zvarriten me muaj të tërë.

“Gjatë vitit 2018, Kuvendi i republikës  se Kosovës ka pasur një aktivitet të dobët dhe përmbushje vetëm të një të tretës së plan-programit, të cilin vet legjislativi dhe komisionet parlamentare e kishin paraparë për zbatim, në punën e Kuvendit.  Legjislatura aktuale e Kosovës deri më tash është karakterizuar me planifikim të dobët të punës, ndërkohë që pikat që përcaktohen për tu diskutuar në seanca plenare, grumbullohen dhe zvarritet diskutimi i tyre me muaj të tërë. Në shumicën e rasteve, sipas tyre, kur duhet miratuar ligjet, numri i deputetëve është i pamjaftueshëm. Ata fillimisht shënojnë praninë e tyre dhe më pas braktisin seancën”, ka deklaruar Hertica për “Bota sot”.

Image
Ali Hertica

Për më tepër, ai ka shtuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i refuzuari i shumicës për dialogun me Serbinë, ku sipas tij ai ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri të diskutojë për dialogun me Serbinë. Fatkeqësisht, që prej themelimit, respektivisht prej fillimit të këtij mandati të Kuvendit dhe qeverisë, nuk është arritur që pikërisht këto çështje, për të cilat është pretenduar se janë madhore për shtetin  do të çohen përpara duke krijuar një shumicë të tillë parlamentare, të kryej funksionin e ti. Mos funksionimi i institucionit më i lartë legjislativ i një shteti, që është Kuvendi, dhe ku do të duhej të merreshin vendime të rëndësishme, atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme. Kështu që, konsideroj që vendimi më i rëndësishëm që do ta merrte Kuvendi, mirëpo  presidenti i Kosovës i cili është i refuzuari i shumicës për dialogun me Serbinë ka  arrit të nënshkruaj shumë procese  të marrëveshjes me Serbinë ku janë të dëmshme në kurriz të sovranit  dhe integritetit territorial dhe e gjithë kjo tallje që është kontradiktore  për dialogun,  ku dhimbja e fundit,  dje u quajt mrekulli ku të gjitha këto janë vetëm gënjeshtar për të marr kohë dhe në këtë situatë, është që të vendoste për shpërbërje dhe shkuarje në zgjedhje”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat