A e bojkotoi LDK ceremoninë për Demaçin? Flet Agim Veliu

Politika

A e bojkotoi LDK ceremoninë për Demaçin? Flet Agim Veliu

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 28 korrik 2018 Në ora: 12:02
Agim Veliu

Është raportuar se asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ishte i pranishëm me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar Adem Demaçit.

Mirëpo, nënkryetari i kësaj partie ka demantuar raportimet, duke thënë se, LDK nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi ceremoninë përkujtimore.

Agim Veliu në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e tyre nuk njihet si parti e bojkoteve.

“Nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk njihet si parti që bojkoton në përgjithësi”, është shprehur shkurtimisht Veliu i LDK-së.

Ndërsa, i pyetur se cili nga zyrtarët e LDK-së po merr pjesë, nënkryetari i LDK-së tha se partia e tyre nuk është bojkotuese.  

“Unë veç po e them se LDK nuk është bojkotuese, nuk njihet që bojkoton, kështu që nuk kam diçka më tepër për të thënë. Raportimet në media janë të pavërteta”, përfundoi nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat