Shqiptarët e Preshevës kundër referendumit të propozuar nga Thaçi - Bota Sot
Shqiptarët e Preshevës kundër referendumit të propozuar nga Thaçi

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Shqiptarët e Preshevës kundër referendumit të propozuar nga Thaçi

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 12 gusht 2018 Në ora: 11:50
Shqiptarët e Preshevës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë lansoi idenë e tij më të re, atë të referendumit për çështjen e kufijve, duke thënë se kjo është forma më demokratike në këto çaste.

Mirëpo kështu nuk mendon kryetari i parisë demokratike të shqiptarëve në Preshevë, Ragmi Mustafa i cili në një bisedë për “Bota sot” thotë kjo ide është absolutisht e panevojshme në këtë proces.

Image
Ragmi Mustafa

“Është ide e lansuar, por absolutisht e panevojshme për këto rrethana dhe këtë proces. Kujtoj se është i panevojshëm një referendum për çështjen e kyçjes apo mos kyçjes së Luginës së Preshevës brenda pjesës territoriale të Kosovës. Nga ana tjetër, cili shqiptar do të votonte kundër bashkëngjitjes së Luginës në Kosovë sepse me votën kundër do t’a vulosë rikolonizimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, është shprehur Mustafa.

Ai e sheh referendumin të panevojshëm edhe për marrëveshjet tjera gjithëpërfshirëse me Serbinë, pasi sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka kompetencë kushtetuese të ratifikojë marrëveshjet e arritura.

“Nëse presidenti ka menduar se duhet organizuar referendum për miratimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të arritur me Serbinë, edhe në këtë rast është e panevojshme sepse Kuvendi i Kosovës ka kompetencë kushtetuese të ratifikoj marrëveshjet ndërkombëtare të arritura. Në këtë rast, shpresojmë shumë që mos të gabohet parlamenti i Republikës së Kosovës sepse është vulosja e shtetit Republika e Kosovës dhe sigurohet njëkohësisht rruga Evropiane për Kosovën si dhe kyçjen e saj në strukturat tjera si të Kombeve të bashkuara, Këshillit të Sigurimit dhe organizmat e atlantikut verior me theks të veçantë NATO”, ka theksuar Mustafa për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test