“Blakaj nisi të ndriçonte keqpërdorimet nga matrapazët e fshehur mbrapa perdes së emblemës së UÇK-së” - Bota Sot
“Blakaj nisi të ndriçonte keqpërdorimet nga matrapazët e fshehur mbrapa perdes së emblemës së UÇK-së”

Politika

“Blakaj nisi të ndriçonte keqpërdorimet nga matrapazët e fshehur mbrapa perdes së emblemës së UÇK-së”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 gusht 2018 Në ora: 22:04
Elez Blakaj

Analisti politik, Ali Hertica, duke i komentuar fyerjet e kryeministrit Haradinaj ndaj ish-prokurorit të dorëhequr, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Elez Blakaj kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve kishte pasur kanosje.

Image
Ali Hertica

“Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur dhe të kahëmotëshem si “fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së”, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti i tillë”, ka thënë Hertica.

Me tej ai thotë se një kryeministër i vendit nuk do duhej të merrej më kërcënime të tilla, pasi siç thotë Hertica, pushteti është i ndarë.

“Një kërcim i tillë del edhe nga vet Haradinaj, ku si një kryeministër nuk do duhet të merret me këtë çështje për të ndaluar apo kërcënuar një prokuror, kur dihet se është pushtet i ndarë prokuroria nga instancat e Qeverise dhe shteti, i cili fillonte të ndriçonte të gjitha dukuritë dhe keqpërdorimet e vlerave të luftës nga matrapazët të cilit janë të fshehur mbrapa perdes së emblemës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Në fund, analisti politik konsideron se kërcënimet nuk janë demokratike dhe parimore.

“Të gjitha kërcënimet të çdo institucioni të cilit kërcënohen nuk janë demokratike dhe parimore të politikës së sistemit demokratik i cili dëshiron të ketë shtet ligjor. Këto kanosje nga kush do qoftë janë të papranuara dhe duhet të distancohen të gjitha instancat e shteti e së pari vet kryeministri. Fyerjet dhe etiketimet me fjalë  të rrugëve nuk do i shkon për shtatit kush do qoftë nga liderët e skenës politike, e më shumë Haradinajt”, ka përfunduar analisti politik Ali Hertica për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...