Trinomi kriminal i listave të “veteranëve” - Bota Sot
Trinomi kriminal i listave të “veteranëve”

Politika

Trinomi kriminal i listave të “veteranëve”

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 25 gusht 2018 Në ora: 10:42
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Prokurori dinjitoz, me integritet juridik profesional, parimor  dhe atdhetar trim, Elez Beqir Blakaj, nga LLukavci i Begut, komuna e Istogut, denoncoi krimin e shtresuar në drejtësi, me adresë dhe autorësi precize, bandën e koalicionuar në PAN, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, me kompani.

Në letrën arsyetuese të dorëheqjes, Prokurori Special Eelez Blakaj, drejtuar Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Reshat Millakut, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, shokon Kosovën dhe të gjithë Shqiptarinë në botë.

Dorëheqja ime përçon dy porosi - PROTEST DHE MESAZH, - shkruan juristi parimor, Elez Blakaj.

1. PROTESTË - pakënaqësi dhe mospajtim për një menaxhment, skajmërisht, të politizuar, ku rastet e profilit të lartë shumë vështirë lejohen të kalojnë.

2. MESAZH - për kolegë, se me asnjë çmim nuk guxojmë t`i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hatër të shefave tonë, para kërcënimeve të ndryshme...*

Vetëm këto dy pasazhe, fragmente të Prokurorit Blakaj, flasin mjaftueshëm, për kriminalizimin  e drejtësisë dhe kapjen e shtetit të Kosovës, nga kryebanditët e PAN-it, me bandat e tyre vrastare të shqiptarëve atdhetarë, zhvatës, hajna zyrtarë, haraçxhinj të përgjakshëm, e deri tjetërsues të territorit tokësor të Kosovës, që përbën tradhtinë e lartë kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...