“Skenari millosheviqian i ndarjes së Kosovës”

Politika

“Skenari millosheviqian i ndarjes së Kosovës”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 25 gusht 2018 Në ora: 21:05
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi e ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e këshilltarit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardh në SHBA, John Bolton, i cili tha se Amerika nuk e përjashton korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Bytyçi thotë se Beogradi e aktivizoi skenarin milosheviçian të ndarjes së Kosovës pasi loboi në shumë vende, përfshirë SHBA-të, dhe përgatiti njëfarë terreni.

Image
Enver Bytyçi

“Është shumë e qartë se Beogradi e aktivizoi skenarin milosheviçian të ndarjes së Kosovës pasi loboi në shumë vende, përfshirë SHBA-të, dhe përgatiti njëfarë terreni. John Bolton ishte gjah I lehtë për qeverinë e Beogradit, sepse ai ka qenë skeptic e deri diku kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, tha Bytyçi.

Ai e quan fatkeqësi që Bolton është rikthyer si një nga personazhet në të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa mendon se fatkeqësi më e madhe është Hashim Thaçi.

“Fatkeqësisht për ne ky njeri është rikthyer si një nga personazhet në të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë. Por fatkeqësia e shqiptarëve nuk është as Bolton, as Vuçiq, askush tjetër, përveçse presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Nëse Beogradi nuk do të kishte partner e lobues të palodhur për ndarjen e Kosovës vetë presidentin e vendit, as Bolton nuk do ta kishte bërë deklaratën e tij në Kiev sot, pavarësisht qëndrimeve të tij të dikurshme”, ka shtuar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat