Deputeti Avdyli akuza të rënda për Thaçin: Është shndërruar në argat të interesave të Serbisë

Politika

Deputeti Avdyli akuza të rënda për Thaçin: Është shndërruar në argat të interesave të Serbisë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 gusht 2018 Në ora: 13:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se është shndërruar në argat të interesave të Serbisë për të kënaqur ambiciet qindravjeçare territoriale të saj ndaj Kosovës.

“Ky president në vend që të lobojë, e punojë për interesat e vendit të tij, është shndërruar në argat të interesave të Serbisë për të kënaqur ambiciet qindravjeçare territoriale të saj ndaj Kosovës. Kosova nuk i ka borxh askujt asgjë, ajo është e cunguar me territore e njerëz”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai  ka theksuar se rreziku më madh se ambiciet e Serbisë e miqve te saj është serviliteti i presidentit për falur e nënshkruar falje toke.

“Shtrohet pyetja pse kjo nguti, pse kjo ngarendje e tij për të falur territor në emër të kujt, kush e ka deleguar atje për këtë pazar. Rreziku më madh se ambiciet e Serbisë e miqve te saj është serviliteti, nënshtrimi dhe gatishmëria e këtij të ashtuquajturi president pa legjitimitet për falur e nënshkruar falje tokë për  ku ta dimë  në çfarë pazari personal apo agjende të huaj që po luan Thaçi dhe sejmenët e tij në të gjitha partitë”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat