“Ndarja e Kosovës sjell luftë” - Bota Sot
“Ndarja e Kosovës sjell luftë”

Politika

“Ndarja e Kosovës sjell luftë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 gusht 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”, se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një betejë, pasi po luan me fatin e tij personal.

“Në këtë histori Hashimi po lufton që të shpëtoj nga Gjykata Speciale, duke i lënë shokët e tij pa mbështetjen e tij. Andaj edhe nuk e ka informuar askënd, dhe kjo e ka inatosur kremastarin Haradinaj. Udhëheqja e bisedimeve në Bruksel nga Thaçi e ka zbehur rolin e  Haradinajt, fakt që s`po i pëlqen fare Ramushit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Për më tepër, ai ka shtuar se presidenti Thaçi po e përdorë vendin për të shpëtuar vetën, pasi që në të kundërtën do të bënte një grup uniteti.

“Nëse do te ishte interes për Kosovën Thaçi do krijonte ekip të unitetit ku do përfshihen edhe krye mistri dhe të tjerët, por duke qenë se po negocion fatin e tij personal, atëherë ehtë e kuptueshme që të shkoj krye në vete. Kosova po përdoret nga Thaçi për të shpëtuar veten”, ka theksuar Mehmeti për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka potencuar se nga ndarja e vendit mund të vihet edhe deri tek problemet e mëdha siç është lufta, andaj në tërë ketë situatë, fitues mund të dal Thaçi dhe Serbia.

“Ndarja e Kosovës nga Thaçi është skandaloze, dhe si e tillë do të sjell probleme të mëdha. Mbase edhe luftë, përmes së cilës po e kërcënon Ramushi. Gjithsesi duhet theksuar se nga e gjithë kjo tymnaje humbet Kosova, fiton Thaçi dhe Serbia”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...