Çështja fatale për Kosovën! Ja mënyra e vetme për të ndalur Thaçin!

Politika

Çështja fatale për Kosovën! Ja mënyra e vetme për të ndalur Thaçin!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 gusht 2018 Në ora: 17:43
Hashim Thaçi

Analisti politik Ali Hertica thotë se kanë filluar barometrat e matjes së forcës së qytetarëve dhe OJQ-ve, së bashku me opozitën të cilët do të organizojnë protestat para takimit përfundimtar Thaçi – Vuçiq, për të ndalur këtë katrahurë të çmendur të politikës së një lideri, i cili po luan me fatin e një shteti të porsaformuar.

“Thaçi në dialogun me Serbinë edhe pse nuk është i dominuar nga Parlamenti dhe Qeveria do të firmos për jetëgjatësinë e shtetit të Kosovës në fazën finale të dialogut si krejtësisht individuale dhe pa forcë politike si të dëmshme për interesat tona nacionale. Mbi të gjitha, qëndrimi i shoqërisë civile dhe qytetarëve është për të parandaluar këtë katrahurë historike për dëmin që i vjen Kosovës nga një përfaqësim të tillë, jokoncensual, të papërgatitur e në shumë qëndrime edhe naive”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se partitë opozitare nuk kanë asnjë fuqi që ta ndalojnë presidentin e vendit Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë.

Image
Ali Hertica

“Iniciativa e partive opozitare që përmes votimit të një rezolute në Kuvend, të ia ndalojnë Thaçit të negociojë për tërësinë territoriale të vendit me Serbinë, po cilësohet si e kotë dhe e paarritshme sepse edhe Thaçi edhe paraardhësit e këtij kanë firmosur shumë dokumentacione pa menduar fare se çfarë pasoje do të ketë shteti i Kosovës. Tani koha e cila po troket në vetëdijesimin e qytetarëve dhe opozitës është që ta ngrehin zërin në forma ilegale për të kryer misionin e saj patriotik dhe qytetarë pa përdorur dhunë ndaj askujt”, shprehet ai.

Hertica pohon se, protesta qytetarë është forma e ligjshme e njohur e veprimit të opozitës në një shoqëri demokratike.

“Një protestë e ka kundërshtimin e saj për problemet thelbësore që po i paraqiten shtetit nga kjo kastë e brishtë politike, ku nuk respekton ligjet dhe qytetarët por vepron në interesa individuale apo klanore”, thotë ai.

Mirëpo, sipas tij, kjo forca nuk do të ketë forcë që të ndryshoj këtë qasje të gabuar politike të Thaçit.

“Tani opsioni i vetëm është që të gjitha subjektet politike të opozitës ta dërgoj në Kushtetuese këtë çështje e cila do të jetë fatale për shtetin, por tani kur është shteti i kapur dhe i kontrolluar nga kasta politike nuk do të ketë as gjasë teorike që Kushtetuesja të marr këtë hap për shkarkimin e Thaçit, kështu që imperativi i kohës do të tregon se çfarë do të ndodh... ku me një numër të vogël protestuesit nuk do arrijnë të ndalin hapin e pamatur të Thaçit, ku i vetmi shpëtim i Kosovës është që qytetarët të paralizojnë të gjitha institucionet e shtetit dhe të dalin në rrugë për ditë dhe netë, deri në largimin e tij”, përfundon Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat