Miratimi i rezolutës, Burjani: Serbia mund ta rrethojë me tanke Kuvendin e Preshevës - Bota Sot
Miratimi i rezolutës, Burjani: Serbia mund ta rrethojë me tanke Kuvendin e Preshevës

Politika

E martë, 20 nëntor 2018

Miratimi i rezolutës, Burjani: Serbia mund ta rrethojë me tanke Kuvendin e Preshevës

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 shtator 2018 Në ora: 15:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencë për media me liderët e Kosovës Lindore

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, prezantoi dje rezolutën që ata duan të votohet në Kuvend, për tu bashkuar me Kosovën, rezolutë që tha se do tu prezantohet të gjithë liderëve politik në Kosovë.

Se a duhet të votohet një rezolutë e tillë, e cila ka marrë mbështetje nga presidenti Hashim Thaçi, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se votimi i një rezolute mund të ndodhë, por nuk dihet fati i saj pasi Serbia nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Image
Blerim Burjani

“Votimi mund të ndodhë në kuptimin formal të shprehjes së lirë të vullnetit, por fati i një rezolute të tillë nuk i dihet. Serbia nuk do të tolerojë me siguri asnjë vendim apo rezolutë që cenon sovranitetin e saj përderisa në Kosovë serbët lokal të veprojnë si të duan dhe mund të mbahen zgjedhje të Serbisë, mund të hynë pa ndalë ilegalisht njerëz kriminel dhe zyrtar të shtetit serb në veri të Kosovës. Këto gjëra pothuajse janë bërë pjesë e përditshme e veprimeve të Serbisë në Kosovë”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo mund të jetë përgatitje për një lojë më vonë, hapje e temave të bashkimit, përgatitje për stuhi të reja në raportet politike Kosovë-Serbi.

“Lugina mund të ketë vullnetin e vet po sikur edhe pjesët tjera shqiptare në Serbi por nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për zhvillimet politike për momentin, kjo quhet parapërgatije për të bërë lojë më vonë, hapja e temave të bashkimit është formale dhe e vullnetit. Pra unë u quaj përgatitje për stuhi tjera në relacionet politike Kosovë -Serbi, këto zhvillime në Preshevë. Nëse ndodhë kjo rezolutë, Serbia të gjithë e dinë se nuk përton ta rrethojë me tanke Kuvendin e Preshevës. Kjo mund të ndodhë nëse do të ketë synime të tilla. Tash a është kjo pjesë e ndonjë skenari të përbashkët Thaçi dhe Vuçiq pritet të shihet shumë më vonë”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test