Analisti politik: Pas këtij veprimi të opozitës mund të ndalohet dialogu - Bota Sot
Analisti politik: Pas këtij veprimi të opozitës mund të ndalohet dialogu

Politika

E enjte, 15 nëntor 2018

Analisti politik: Pas këtij veprimi të opozitës mund të ndalohet dialogu

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 shtator 2018 Në ora: 11:00
Thaçi, Mogherini, Vuçiqi

Analisti politik, Ali Hertica mendon se dialogu i Kosovës me Serbinë do të dështojë pas letrës së dërguar nga partitë opozitare shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, rreth qëndrimit të tyre për korrigjimin e kufijve.

Image
Ali Hertica

“Duke vlerësuar lartë rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës besojnë se të dyja duhet të jenë plotësisht të involvuara dhe gjithashtu kërkojnë që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Procesi të ri të dialogut pa përgatitjet e nevojshme, siç po tenton qeveria aktuale, do të dështojnë me dërgimin letrës në shkëmbim te territoreve me Serbin  përfaqësues se Bashkimit europian Fedrica Mogherini. Është përgjegjësi e plotë e Kuvendit të Kosovës që të aprovojë platformën për dialog me një shumicë prej 2/3 dhe vetëm në këtë formë mund të sigurohet legjitimitet i këtij procesi”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se partitë opozitare si VV, LDK, PDS hapur front në vete kundër koalicionit, por moskoordinimi i opozitës e bën atë më të pafuqishme kundër koalicionit qeverisës.

“Tani partitë e opozitës parlamentare, VV,LDK, PDS nuk po arrijnë t’i koordinojnë veprimet në një alternative te fuqishme  kundrejt Qeverisë, por secila ka hapur front në vete kundër koalicionit,  moskoordinimi i opozitës e bën atë më të pafuqishme kundër koalicionit qeverisës PDK,NISMA ,AAK dhe AKR. Opozita është pasivë, ajo po aktivizohet vetëm atëherë kur koalicioni qeverisës e ndërmerr ndonjë akt, por pothuajse asnjëherë nuk i paraprin ndonjë procesi me ndonjë plan apo strategji bindëse dhe i thirrur në koordinim edhe shoqërinë civile. Ne kohen e fundit opozita po zgjohet nga gjumi vetëm atëherë kur proceset po janë në përfundim e sipër por thuajse te gjitha proceset janë të nënshkruara nga Presidenti dhe nuk do ketë rikthim të ndonjë procesi “, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test