Anton Quni për aktakuzën “Veteranët”: Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët - Bota Sot
Anton Quni për aktakuzën “Veteranët”: Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët

Politika

E diel, 18 nëntor 2018

Anton Quni për aktakuzën “Veteranët”: Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 shtator 2018 Në ora: 14:28
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, njëherit ish- komandat i luftës në Koshare, Anton Quni, thotë për “Bota sot”, se luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët, që të dy betohen se me dinjitet do të përmbushin misionin.

“Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët; që të dy betohen se me dinjitet do të përmbushin misionin.  Ata përballen me vështirësi dhe rreziqe. Luftëtari çdo ditë lufte e sheh vdekjen me sy. Jo të gjithë arrijnë ta mbajnë betimin”, ka thënë Quni.

Ai e ka një kritikë për ish- prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj, duke thënë se prokuror është ai që është i gatshëm ta mbajë betimin edhe atëherë kur e sheh vdekjen me sy.

“Të dallosh luftëtarin nga dezertorët, profiterët dhe mashtruesit është mision i shenjtë. Këtë mund ta bëjë vetëm ai prokuror që është i gatshëm ta mbajë betimin edhe atëherë kur e sheh vdekjen me sy”, ka thënë Quni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test