Ideja për kufijtë, shakaja e shekullit e Presidentit Thaçi - Bota Sot
Ideja për kufijtë, shakaja e shekullit e Presidentit Thaçi

Politika

E mërkurë, 24 tetor 2018

Ideja për kufijtë, shakaja e shekullit e Presidentit Thaçi

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 shtator 2018 Në ora: 11:14
Hashim Thaçi

“Thaçi, ose ka luajt mendsh ose po luan me qytetarët e Kosovës, ose të dyja bashkë. Kjo përveç se është e pasaktë është edhe tallje me inteligjencën tonë.  Ai njeri nuk lë gur pa lëvizur vetëm që ta realizojë atë çfarë kërkon Serbia në bisedime”, ka potencuar Selim për “Bota sot”.

Deklarata e Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media, se  nuk mund të ketë njohje nga Serbia pa demarkimin e kufijve, ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik në vend.

Po ashtu, Thaçi ka deklaruar se kërkesa e lidershipit të Kosovës Lindore, është e drejtë e saktë dhe se e njëjta shpreh vullnetin e qytetarëve.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton njohje direkte nga Serbia për pavarësinë e Kosovës, e kjo nënkupton njohje të vendeve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesa e lidershipit të Luginës është e drejtë e saktë dhe me kohë, dhe njëkohësisht shpreh vullnetin e qytetarëve. Prandaj do të ishte më shumë rëndësi qe ekipi negociator të funksionalizohet, në mënyrë që të lëvizet përpara”, ka deklaruar presidenti gjatë konferencës për media.

Bunjaku-Rexhepi:  Thaçi luan me ndjenjat e qytetarëve

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit të Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi e ka quajtur deklaratën e Thaçit të pa vlerë.

“Deklarimet e presidentit Thaçi janë bërë të pavlera, konfuze dhe pothuajse komike për qytetarët e vendit”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, deputetja e LDK-së ka shtuar se, presidenti po luan me qytetarët pasi që ai nuk ka kredibilitet dhe as legjitimitet .

“ Ai një ditë do të thotë se pa e marrë Kosova Preshevën, Bujanocin e Medvegjen Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Thjesht ai luan me ndjenjat e qytetarëve dhe ai tashme nuk ka kredibilitet dhe as legjitimitet qytetar e mos të flasim për besim në të.....”, ka potencuar Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”

Selimi: Thaçi nuk lë gur lëvizur që ta realizoje atë që kërkon Serbia

Image
Rexhep Selimi

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke thënë se Presidenti Thaçi po luan me qytetarët e Kosovës dhe nuk lë gurë pa lëvizur vetëm që ta realizojë atë çfarë kërkon Serbia në bisedime.

“Thaçi, ose ka luajt mendsh ose po luan me qytetarët e Kosovës, ose të dyja bashkë. Kjo përveç se është e pasaktë është edhe tallje me inteligjencën tonë.  Ai njeri nuk lë gur pa lëvizur vetëm që ta realizojë atë çfarë kërkon Serbia në bisedime”, ka potencuar Selim për “Bota sot”.

Kurse, analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot”, se njohja reciproke dy  shteteve  është me rëndësi për të vazhduar  agjendat e tyre për integrim në BE, por njohja nuk duhet të vijë  duke sakrifikuar pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk ka dyshim qe njoha e Kosovës nga Serbia është e një rëndësie të veçantë sikur që është me rëndësi edhe për vetë Serbinë vendosja e marrëdhënieve normale me Kosovën, në mënyrë që të dy vendet të vazhdojnë agjendat e tyre për integrim në BE. Por kjo njohje nuk duhet të vijë me çdo kush dhe duke sakrifikuar pjesë të territorit të Republikës së Kosovës siç po pretendon apo siç e ka në plan presidenti Thaçi”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Serbia duhet të kërkojë falje

Gjithashtu, ai ka shtuar se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në këtë mënyrë mund të ketë shtytje të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke të dy shteteve.

“Natyrisht se për t'iu dhënë një shtytje përpara të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke të dy shteteve, duhet që Serbia të kërkon falje për krimet e bëra ndaj popullit të Kosovës gjatë luftës 1998-99, dhe po ashtu të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Vetëm në këtë bazë mendoj se mund të kemi një proces normalizimi të marrëdhënieve të qëndrueshëm në mes dy shteteve, dhe se ky normalizim nuk është vetëm në dobi të Kosovës por edhe të vet Serbisë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka shtuar se çdo opsion tjetër mund të vështirësojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Çdo opsion tjetër që ka për bazë planet e ndarjeve në vija etnike siç ka tendenca nga Thaçi dhe Vuciq, vetëm sa do ta komplikonin dhe do ta vështirësonin procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por që do të kishte pasoja edhe për vetë rajonin e Ballkanit”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Krasniqi: Ideja e Thaçit, shakaja e shekullit

Ndërsa, analisti politik Faik Krasniqi ka thënë se deklarata e presidentit janë konfuze, pasi që ai i ndryshon herë pas here.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Thaçi nuk ka sqaruar se çfarë humb Kosova me korrigjim të kufijve dhe se e vetmja gjë që është dëgjuar është bashkimi i është se Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

“Presidenti Thaçi është shumë konfuz në deklaratat e tij. Herë flet ndryshe e herë ndryshe. Akoma nuk i sqaroi opinionit se çfarë fiton e çfarë humb Kosova me demarkim apo korrigjim të kufijve. E vetmja gjë që kemi dëgjuar deri më tash nga ai, është se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja do t'i bashkohen Kosovës, pa i dhënë asgjë Serbisë. Shakaja e shekullit. Për të bërë demarkimin me një shtet apo korrigjimin, së pari duhet të ketë njohje reciproke. Nëse nuk dalim humbës edhe do ja vlente. Por nuk ja vlen të bëhet korrigjimi nëse dalim humbës, ose Kosova Lindore nuk përfshihet tërësisht”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Nuk na duhet asgjë njohja e Serbisë pa kërkuar falje dhe pa i paguar dëmet e luftës

Ai ka deklaruar se, Kosova mund të funksionojë si shtet edhe pa njohjen e Serbisë, sepse njohja nga Serbia nuk na garanton as ulëse në OKB e as anëtarësim në NATO dhe BE.

“Prandaj, nuk na duhet asgjë njohja e Serbisë pa kërkuar falje dhe pa i paguar dëmet e luftës. Ne jemi viktima dhe të dëmtuarit e luftës. Kosova mund të funksionojë si shtet edhe pa njohjen e Serbisë, sepse njohja nga Serbia nuk na garanton as ulëse në OKB e as anëtarësim në NATO dhe BE. Rusia dhe Kina kanë VETO në OKB që mund ta përdorin kundër Kosovës”, ka potencuar Krasniqi.

Për më tepër, ka shtuar se Serbisë i leverdis ''stabilizimi i raporteve'' me Kosovën, kurse ai nuk e kupton presidentin e Kosovës për ketë marrëveshje pasi që  nuk garanton asgjë.

“Kurse stabilizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, asaj i garanton anëtarësim në BE dhe ndihmë financiare dhe investime në miliarda euro. Kjo nuk do koment pse Serbisë i leverdis ''stabilizimi i raporteve'' me Kosovën. Por, nuk e kuptoj pse Hashim Thaçi e ka për nguti këtë marrëveshje që nuk na garanton asgjë dhe rrezik të humbjes së territorit, deri sa nuk deklarohet qartazi se çfarë marrim dhe çfarë duhet të japim gjatë korrigjimit!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test