“Krijimi i ushtrisë do të ndodh në një pako me asociacionin me komunat serbe” - Bota Sot
“Krijimi i ushtrisë do të ndodh në një pako me asociacionin me komunat serbe”

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

“Krijimi i ushtrisë do të ndodh në një pako me asociacionin me komunat serbe”

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:11
FSK

Ndonëse Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së ditë më parë ka votuar pakon me tre projektligje që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, duke i proceduar ato në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, megjithatë ende mbetet e pasigurt se a do të behët formimi i ushtrisë pas këtyre projektligjeve. Kjo për faktin se përfaqësuesi i Listës Serbe, në këtë komision ishte shprehur kundër, duke paralajmëruar njëherësh se nuk do të votojnë pro shndërrimit në ushtri të Kosovës.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se ka shumë mundësi që ushtria të bëhet brenda këtij viti, nëse është në kuadër të ndonjë marrëveshje me Serbinë respektivisht me Serbët në Kosovë, pasi sipas tij, ndryshe do të ishte e pamundur të bëhet ushtria, e cila pa votat e serbeve as që bëhet fjalë të ndodh.

“Sipas bindjes sime krijimi i ushtrisë do të ndodh në një pako me asociacionin me komunat serbe, dhe vetëm si i tillë do të votohet. Në këtë mënyrë të dy palët do marrin nga dicka, si kompromis i dhimbshëm. Gjithashtu në ushtrinë e Kosovës serbet do të kenë vende të rezervuara, si dhe mjaft privilegje të tjera. Me formimin e Ushtrisë Kosova nuk do të përfitoj shumë, sa do të humb me krijimin e asociacionit që do të ketë kompetenca njësoj si Republika Srpska. Pra ushtria do të ndodh me asociacionin, pasi pa të nuk mund të bëhet dot. Besoj se me këtë rast Kosova mund të hyj në një bllokadë ashtu si ne rastin e Demarkacionit, për shkak të refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Por gjithsesi edhe kjo do të kryhet dhe fatkeqësisht  Kosova do të kolonizohet”, ka thënë Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test