Duhanaj: Duhet urgjentisht të insistohet në bërjen e ushtrisë - Bota Sot
Duhanaj: Duhet urgjentisht të insistohet në bërjen e ushtrisë

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Duhanaj: Duhet urgjentisht të insistohet në bërjen e ushtrisë

Nga: D.B Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:13
FSK

Çështja e transformimit të FSK-së në ushtri përkatësisht FAK, është shndërruar në një sagë të vërtetë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj, ku sipas tij, edhe jo çështje do të mbetet si shumë dështimet tjera.

Ai ka thënë për “Bota sot”, që themelimi i ushtrisë është delikat dhe kërkohet pajtim edhe i minoriteteve përkatësisht atij serb.

"Të themi realisht mundësitë ishin dhe nuk u shfrytëzuan sepse të gjitha dështimet filluan me ardhjen e Listës Serbska në jetën institucionale të Kosovës. Ky subjekt politik, është ekskluzivisht dorë e zgjatur e Vuçiqit në Kosovë dhe për ketë kanë kontribuar politikanët shqiptarë duke bashkëpunuar me Listën Serbe e duke ndikuar që partitë vendore nga komuniteti serb të dëmtojnë tendën për të mos mbijetuar më. Parti këto, që në masë të madhe ishin mirë të integruara në Kosovë, madje me atë partneritet kishte gatishmëri të botohej edhe ushtri”, ka thënë Duhanaj, duke shtruar pyetjen se çfarë ndodhi pas kësaj? “Por, çfarë ndodhi? Në vend të kësaj u lejuan vjedhjet industrialë dhe sjellja e votave nga Serbia për Listën Serbë duke mundësuar shkapërderdhjen e partive serbe dhe duke i zëvendësuar ato me Listën Serbe e cila asnjë vendim nuk e merr pa urdhër nga Beogradi. Tani t'i qajmë dështimet nuk fitojmë asgjë pasi koha nuk kthehet mbrapa. Ajo çfarë duhet bërë, është që të insistohet unanimisht në bërjen e ushtrisë, qoftë edhe në këtë mënyrë, siç është nisur me ligj të veçantë. Ne duhet të gjejmë metoda dhe trugë, për t'i shtyrë procese përpara. Kosova nuk guxon të mbetet peng e një grushti njerëzish. Po që se do të prisnim rregulla dhe pëlqimin e serbëve, nuk do të liroheshim kurrë. Andaj besoj që nëse ne i kryejmë detyrat e shtëpisë siç duhet, atëherë mbështetja e partnerëve ndërkombëtare nuk do të mungoj dhe sigurish do të gjenden metoda për ta shtyer ketë proces të cilin s’ka gjë që e ndalë”, ka thënë Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test