Njohësi i çështjeve juridike tregon se a ekziston unitet mes pozitës e opozitës për ushtrinë - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike tregon se a ekziston unitet mes pozitës e opozitës për ushtrinë

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Njohësi i çështjeve juridike tregon se a ekziston unitet mes pozitës e opozitës për ushtrinë

Nga: N.H Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:41
FSK

Analisti dhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, duke folur për unitetin politik lidhur me çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës ka thënë se tashmë ekziston një unitet mes tyre.

Mirëpo, Burjani potencon se kjo do të jetë e hapur derisa të jetë e pranueshme ndërkombetarisht transformimi i FSK-së.

“Uniteti mes partive politike është i mundshëm në ketë çështje dhe pothuajse edhe tash ekziston një unitet i plotë. Çështja mbetet e hapur se a do të jetë e pranueshme ndërkombetarisht transformimi i FSK-së në ushtri, kur dihet se me kushtetutë, Kosova ka organizatë emergjente që quhet FSK, pra sa do të jetë e pranueshme nga shtetet tjera dhe NATO”, ka potencuar Burjani.

Me tej, ai thekson se ushtria e Kosovës duhet të përkrahet nga NATO dhe shtet tjera, për të u bërë ushtri në kuptimin e plotë të fjalës.

Image
Blerim Burjani

“Kjo ushtri duhet të përkrahet nga NATO dhe shtet tjera për të u bërë ushtri në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse të gjithë jemi që sa më parë të themelohet ushtria, pra partitë politike e kanë plotësisht përkrahjen nga populli që të themelohet ushtria”, ka përfunduar analisti dhe njohësi çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë se kundërshtimet e Listës Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës vazhdojnë tash e sa vjet, kështu Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që këtë ta bëjë përmes ndryshimeve ligjore.

Ndërkaq, së fundi Qeveria e Kosovës procedoi në Kuvend pakon me tre projektligje që lidhen me transformimin e FSK-së, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së i votoi projektligjet duke i hap rrugëmbajtjes së seancës plenare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test