Paralajmëron deputetja e VV-së: Rrezik që edhe në 2019 të mos ketë liberalizim - Bota Sot
Paralajmëron deputetja e VV-së: Rrezik që edhe në 2019 të mos ketë liberalizim

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Paralajmëron deputetja e VV-së: Rrezik që edhe në 2019 të mos ketë liberalizim

Nga: N.H Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:05
Lëvizja Vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve.  

Ndërsa, lidhur me ketë çështje, është deklaruar edhe një deputete e opozitës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se deklaratat e kryeministrit Haradinaj për liberalizimin e vizave janë kontroverse dhe se me ketë qeveri është rrezik që edhe në vitin 2019 të mos ketë lëvizje të lirë për qytetarët.

Image
Drita Millaku

“Deklaratat kontroverse në lidhje me liberalizimin e vizave tregon më së miri se qytetarët në vitin 2018 nuk do të udhëtojnë pa viza, dhe me ketë qeveri është rrezik që edhe në vitin 2019 të mos ketë liberalizim, por është e dhimbshme se si u dhanë 8200 hektar duke bërë presion deputetëve që po i leni të mbyllur qytetarët”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes.

Me tej, ajo shton se Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara, bazuar, siç thotë ajo, në zhvillimet dhe deklaratat e fundit të udhëheqësve të shtetit.

“Besoj se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe brenda dy jave duhet të bie kjo qeveri kjo vjen duke u bazuar në zhvillimet dhe deklaratat e fundit të udhëheqësve të shtetit, dhe këto zgjedhje nuk duhet të cilësohen si të parakohshme, por të jashtëzakonshme dhe shumë urgjente”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, në fund, deputetja e opozitës e konsideron si absurde të akuzohet opozita për ngecjet në liberalizim të vizave.

“Është absurde që në ketë kohe te akuzohet opozita se po e bllokon liberalizimin e vizave diçka absurde”, ka përfunduar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test