Kosova me drejtësi të varur dhe të shantazhuar, Kelmendi numëron shkaqet - Bota Sot
Kosova me drejtësi të varur dhe të shantazhuar, Kelmendi numëron shkaqet

Politika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kosova me drejtësi të varur dhe të shantazhuar, Kelmendi numëron shkaqet

Nga: D.B Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:28
Muhamet Kelmendi

Përderisa gjithçka që është në themelet e shtetit të Kosovës, është rezultat i ndarjeve të interesave të Komandanteve dhe pushtetarëve politik,atëherë në Kosovë nuk mund të ketë një Gjyqësi dhe fushë të drejtësisë së pavarur.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, ku sipas tij, në Kosovë ka pasur mundësi të ketë një sistem juridik shumë funksional, polici të ligjshme, prokurori të mbështetur në normat procedurale dhe gjykata që vendosin në bazë të Kodit Penal të Kosovës, por megjithatë një gjë e tillë nuk është bërë.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se, janë disa shkaqe që e kanë ndërtuar këtë sistem, duke filluar nga UNMIK-u i cili ka sjell në sistem njerëz të ish regjimit, e deri tek Policia e Kosovës, që kanë sjellë polic dhe veprimtarë të sistemit Jugosllav.

“E nëse flasim për prokurori mund të themi se në prokurori dhe nëpër gjykata kanë vendosur kryesisht prokuror dhe gjyqtar të sistemit juridik të vjetër, të cilët të frikësuar nga e kaluara e tyre, janë vendosur nën kontrollin e politikës të subjekteve ekonomike dhe të mafisë oligarkie ekonomikë. Kjo ka mundur të mos ndodhi, por edhe pas shpalljes së pavarësisë, vazhdojë avazi i njëjtë. Të njëjtit nga politika vazhduan punën dhe këtyre iu shtuan shumën njerëz të tjerë që vinin nga lidhet krahinore, lokale, partiake dhe familjare. U mbushën zyrat e policisë të prokurorisë dhe te gjykatave me njerëz të tillë, madje kjo vazhdoj edhe me vonë ku shumë njerëz u futën në Post,( PTK) , shumë prej tyre në KEK, e po ashtu edhe në administratë”, ka hënë Kelmendi duke shtuar se këto janë arsyet se përse Kosova ka një sistem tërësisht të varur dhe të shantazhuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test