Fusnota aktive për shkak të diplomacisë së dështuar - Bota Sot
Fusnota aktive për shkak të diplomacisë së dështuar

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Fusnota aktive për shkak të diplomacisë së dështuar

Nga: D.RR Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Po bëhen gati shtatë vjet prej se fusnota po e përcjell shtetin e Kosovës në çdo paraqitje. Edhe pse ishte premtuar se nuk do të ekzistojë shumë gjatë, ajo as nuk është në rend të hiqet.

Analisti politik, Hidajmet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se gjendja në të cilën ka ardhur Kosova, është për faj të klasës politike të shantazhuar siç e quan ai. Ai thekson se po ndodh e kundërta e asaj se çfarë patë thënë ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri. Kjo e fundit ka thënë në atë kohë se, fusnota është vetëm një “fluskë dëbore” që do të shkrihet shumë shpejt.

Image
Hidajet Ahmeti

“Pikërisht nga kjo klasë politike e shantazhuar dhe e papërgjegjshme kemi ardhur në këtë gjendje, ku të kontrabandohet me interesa shteterore e kombëtare. Kosova, cdo veprim duhet gjykuar me racionalizëm, pasi që mundë të ndodhë që për  ndonjë koncesion nuk do ta bartë  barra qiranë. Përkundër kësaj, Kosova nga dialogu me Serbinë nuk ka fituar asgjë përvec që ka shtyrë Serbinë drejtë  proceseve integruse, dhe duke dëmtar substancën e Republikës. Edhe ashtu, Kosova është dëmtuar tejmase me koncesionet e vazhdueshme   karshi Sërbisë, si nga Plani Ahtisarit deri në zgjidhjen statusin të  Kosovës. Nga viti 2011 që kur kanë filluar bisedimet Kosovë- Serbi. Njëherë ishte quajtur vetëm si dialog teknik e më vonë u kuptua së ishte politik. Pasataj, fusnota të cilën znj.Edita Tahiri ja atribuoj epitetin e fluskës së borës, por ndodhi e kunderta. Prandaj, çdo koncesion që ka ndodhur karshi Sërbisë e si ndërmejetëse BE-ja, pikërisht ka ndodhur nga kjo klasë politike e shantazhuar, e pandërgjegjshme dhe e korruptuar. Duhet të bëhemi realist që cdo shtet pretendent për në BE duhet të merr vendime të dhimbshme, por jo duke e dëmtuar sovranitetin shtetëror e duke dëmtuar shtetisinë në substancë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka kritika për politikën e jashtme që po e dështon misionin e politikës së jashtme, e për këtë fajin ua hedh edhe moskoordinimit të disa ministrive.

“Politika e jashtme duhet të punoj e veproj brenda kornizës së reciprocitet, por jo nënshtrimit e servilizmit, të cilat nuk ndihmojnë të ndërtohen raporte të shëndosha bilaterale e multilaterale në mes shteteve. Por njëri ndër faktorët e dështimit të realizimit të misionit të politikës së jashtme  është  edhe mos koordinimin adekuat të ministrive tjera për t’i quar proceset përpara. Mbi të gjitha  nuk ka  një strategji afatgjate për konsolidimin  e shtetësisë së Kosovës në raport ndërkombëtar,  e që të kishte impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës  në organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Ahmeti.

Për më tepër, ai ka shtuar se, Kosova duhet të veprojë brenda kornizës së organizatave ndërkombëtare, e jo brenda politikave ditore.

“Organizatat ndërkombëtare funksionojnë brenda kornizës institucionale e me misione të caktuara ndërkombëtare, të cilave politika duhet të  ju përshtaten shtetet pretendente, por jo misionet e organizatave  ndërkombëtare të tjetërsohen duke ju përshtatur politikave të brendshme të shteteve . Kosova si shtet nuk ka vepruar e punuar brenda kornizave institucionale e politikave të caktuara të organizatave ndërkombëtare, por brenda politikave ditore të cilat nuk na dërgojnë në adresën e caktuar. Logjika e funksionimi të mekanizmave institucional shtetëror ka vepruar pa strategji afatgjate, e cila është përkthyer në stagim të proceseve integruese, dhe  të cilat kanë prodhuar kontinuitetin e politikave të njëjta”, ka thënë Ahmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test